Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Inaugurimi 2023 – Viti i kremtimit të 30 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike midis Italisë dhe Maqedonisë së Veriut

Ambasadori Andrea Silvestri organizoi një takim në fillim të vitit në rezidencën e tij ku morën pjesë kryeministri Dimitar Kovaçevski, së bashku me zëvendëskryeministrin për çështje ekonomike Fatmir Bytyqi dhe zëvendëskryeministren për qeverisje të mirë Slavica Grkovska, ministri i Shëndetësisë Bekim Sali, Guvernatoren Anita Angelovska-Bezoska dhe përfaqësuesve të institucioneve ekonomike dhe kulturore të Maqedonisë së Veriut, si dhe përfaqësues të shoqatave italiane të pranishme në vend dhe të trupit diplomatik dhe organizatave ndërkombëtare.

Viti 2023 do të jetë një vit i veçantë, theksoi ambasadori – sepse 16 dhjetori i këtij viti do të shënojë 30 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve tona. Një përvjetor që synojmë ta festojmë me një sërë eventesh të veçanta, përveç atyre të organizuara tradicionalisht (javët e gjuhës, kinemasë, kuzhinës, Dita e Dizajnit Italian). Ngjarjet që do të variojnë nga muzika te kërcimi, nga teatri te ekspozitat, nga kultura te moda, por do të përfshijnë edhe takime ekonomiko-tregtare dhe iniciativa kushtuar temave më aktuale në zhvillim. Lidhja e përbashkët do të jetë miqësia autentike që ka dalluar gjithmonë marrëdhëniet mes qeverive, institucioneve dhe popujve të Italisë dhe Maqedonisë së Veriut. Silvestri kujtoi se prioriteti që i atribuohet rajonit të Ballkanit Perëndimor u riafirmua menjëherë në disa raste nga qeveria e re e drejtuar nga presidenti Meloni dhe dëshmi për këtë është Konferenca e organizuar nga zëvendëskryeministri Tajani javën e ardhshme në Trieste. Në këtë kontekst, konfirmohet vëmendja e plotë e Italisë ndaj Maqedonisë së Veriut dhe mbështetja e fortë për integrimin evropian të vendit dhe zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe, edhe përmes vizitave të reja në nivel politik, pas vizitës zyrtare të presidentit Mattarella vitin e kaluar.

E gjithë kjo, në kuadër të një bashkëpunimi të gjithanshëm, i cili tashmë përfshin partneritete të shumta në fushat e mjedisit, bujqësisë së qëndrueshme, mbrojtjes dhe punëve të brendshme, shtetit të së drejtës, arsimit, universiteteve, kulturës etj. Një bashkëpunim që përfiton edhe nga ekzistenca e një diaspore të madhe maqedonase në Itali dhe e Asociacionit të ‘’Alumni” të promovuar nga Selia për të mos humbur përvojat e shumë qytetarëve maqedonas që kanë studiuar në universitetet tona. Shkurtimisht, një marrëdhënie – përfundoi Ambasadori – që dëshmohet të jetë gjithnjë e më e rëndësishme, edhe në kontekstin aktual të sfidave – të brendshme dhe të jashtme – me të cilat po përballet Maqedonia e Veriut dhe që do ta shohë gjithmonë Italinë në krah të saj, edhe në rrugëtimin e saj të eurointegrimeve.

Një rol ai i Italisë, i njohur plotësisht edhe nga kryeministri Kovaçevski. Italia është partneri dhe mbështetësi ynë i bindur – tha Kryeministri – në proceset tona reformuese dhe eurointegruese. Bashkëpunimi ynë shumë i gjatë – shtoi ai – do të vazhdojë në drejtim të përmirësimit të marrëdhënieve dypalëshe mes dy vendeve. Në këtë drejtim, Kovaçevski në fund shprehu mirënjohjen e tij të sinqertë për gjithçka që ka bërë dhe po bën Ambasada, nën drejtimin e Ambasadorit Silvestri.