Njoftohet se nga data 20 mars deri më 18 korrik 2025 është hapur kampanja e INPS për verifikimin e ekzistencës në jetë për periudhën 2024-2025 për pensionistët që jetojnë në Maqedoninë e Veriut.
Citibank do të dërgojë kërkesat për konfirmimin e ekzistencës në jetë drejtpërdrejtë në adresën e pensionistëve të përfshirë. Dokumentet e këtyre kërkesave, të nënshkruara nga një “dëshmitar i pranueshëm” (noter ose funksionar i Ambasadës), duhet t’i dërgohen bankës deri më 18 korrik 2025, përndryshe pagesa e pensionit do të pezullohet nga paga e ardhshme.
Pensionistët që kanë tërhequr personalisht edhe një pagë pranë sporteleve të Western Union në një datë të afërt me procesin e verifikimit të ekzistencës në jetë, janë të përjashtuar nga detyrimi për të dorëzuar këtë konfirmim.
Verifikimi i ekzistencës në jetë mund të bëhet personalisht ose nëpërmjet videotelefonatës. Për mënyrat e dërgimit të dokumentacionit dhe detaje të tjera, ju ftojmë të vizitoni seksionin përkatës në faqen tonë të internetit: Pensionet dhe sigurimet shoqërore – Ambasciata d’Italia Skopje.
Për të raportuar raste të veçanta, siç janë, për shembull, mosdërgimi i paketës, ose për kërkesa të tjera sqaruese, mund të kontaktoni drejtpërdrejt Shërbimin e Mbështetjes me këto mundësi:
– duke vizituar faqen www.inps.citi.com – duke dërguar një email në adresën inps.pensionati@citi.com – duke telefonuar në numrin italian +39 02 6943 0693 (nga e hëna në të premte, nga ora 8:00 deri në 20:00, ora italiane).