Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

SHPALLJE PËR MBËSHTETJE FINANCIARE NË FAVOR TË INSTITUCIONEVE TË HUAJA SHKOLLORE (JO UNIVERSITARE)

QËLLIMI I MBËSHTETJES FINANCIARE

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar (MAECI) shpall konkurs për mbështetje financiare që synojnë promovimin e gjuhës dhe kulturës italiane në institucionet e huaja arsimore jouniversitare nëpërmjet mbështetjes së departamenteve të gjuhës italiane dhe financimit të bursave/udhëtimeve specializimi në Itali.

 

MARRËSIT E MBËSHTETJES FINANCIARE

 

Mbështetja jepet:

 

  1. për krijimin dhe përkrahjen e pozitave të departamenteve të gjuhës italiane në institucionet e huaja arsimore, duke synuar të mbulojë pjesërisht pagën e mësuesve të punësuar nga ana e shkollave ​​me kontrata vendore;
  2. poashtu edhe financimin e pjesshëm në bursa dhe udhëtime specializimi në Itali të destinuara për studentët që kanë ndjekur me sukses kurset e gjuhës dhe kulturës italiane (do të vlerësohen veçanërisht kërkesat e institucioneve arsimore, studentët e të cilëve kanë marrë pjesë në konkurse/gara në lidhje me gjuhën dhe kulturën italiane të lëshuara nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar-MAECI).

 

Përzgjedhjet do të kryhen në bazë të kritereve të përcaktuara me dekretin e drejtorisë nr. 4815/0229 e datës 5 shkurt 2024, e disponueshme në linkun e mëposhtëm:

 

https://www.esteri.it/mae/resource/atti_concessione/CM_20568.pdf

 

DETYRIMET NGA SHKOLLAT

FORMULARI I KËRKESËS PËR MBËSHTETJE FINANCIARE (shtojca A – shtojca B)

 

Kërkesat për mbështetje financiare duhet të plotësohen duke përdorur formularët përkatës të bashkëngjitur në format PDF të redaktueshëm (“shtojca A” për kërkesat për mbështetje financiare  në departamentet e gjuhës italiane dhe “shtojca B” në rast kërkesash për bursa/udhëtime specializimi në Itali). Në formularët e plotësuar duhet të shtohet nënshkrimi i titullarit të institucionit kërkues, data dhe vula e institucionit arsimor. Formularët duhet të shoqërohen me një LETËR NGA INSTITUCIONI SHKOLLOR i shkruar në italisht, që përmban të dhënat identifikuese të shkollës (emri, adresa, detajet e kontaktit) dhe arsyeja e detajuar e kërkesës e nënshkruar nga drejtori i shkollës.

 

AFATI I FUNDIT PËR KËRKESËN E MBËSHTETJES FINANCIARE

Kërkesat për MBËSHTETJE duhet t’i dërgohen Ambasadës deri më 12 mars 2024, e cila do t’i përcjellë ato deri tek Ministria e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar – MAECI.

 

FORMULARI PËR RAPORTIN FINAL (shtojca A2 – shtojca B2)

Të gjitha institucionet arsimore që kanë përfituar më parë mbështetje financiare dhe ende nuk i kanë raportuar, ata do të duhet të dërgojnë raportin përfundimtar për përdorimin e mbështetjes të fundit të marrë duke përdorur formularët e rinj të redaktueshëm “shtojca A2” në rast kontributi të marrë për krijimin dhe funksionimin e departamenteve të gjuhës italiane, dhe “shtojca B2” në rast kontributi të marrë për bursa/udhëtime specializimi në Itali.

Ju përkujtojmë se paraqitja e dokumenteve raportuese, përveçse është kusht për të dhënë atë që kërkohet, përbën një kërkesë të detyrueshme për të gjitha institucionet e huaja që kanë marrë mbështetje financiare brenda pesë viteve të fundit edhe atë pavarësisht nëse paraqitet apo jo një kërkesë e re.

 

AFATI I FUNDIT PËR RAPORTIN FINAL

Transmetimi i formularëve të raportimit në Ambasadë duhet të bëhet jo më vonë se më datë 21 qershor 2024.