Questo sito utilizza cookie tecnici, analytics e di terze parti.
Proseguendo nella navigazione accetti l'utilizzo dei cookie.

Preferenze cookies

Shpallje konkurs për realizimin e logos me rastin e 30 vjetorit të marrëdhenieve diplomatike mes Italisë dhe Maqedonisë së veriut

Ambasada italiane në Shkup, në bashkëpunim me Institutin Dante Alighieri të Shkupit dhe Akademinë Italiane të Firences, shpall konkurs për krijimin e një skice grafike që do të përdoret si logo zyrtare për iniciativat kulturore të organizuara në kuadër të festimeve të 30-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Italisë dhe Maqedonisë së Veriut, përvjetori i së cilës do të festohet më 16 dhjetor 2023.

Thirrja u drejtohet studentëve të dizajnit dhe profesionistëve nën 30 vjeç.

Afati i fundit për dërgimin e propozimeve: 05 maj 2023

Teksti i plotë i thirrjes në italisht, maqedonisht dhe shqip gjendet në vegzën e mëposhtëm: VEGZE

Moduli i pjesëmarrjes A+B

drafti për punimin mund të shkarkohet nga: ELABORAT