Më 24 maj 2022, Kryeministri Mario Draghi priti në selinë e qeverisë, Palazzo Chigi, në Romë, Kryetarin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.
Temat kryesore të bisedimeve ishin procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor me referencë të veçantë për Maqedoninë e Veriut, situata në Ukrainë dhe forcimi i mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh.