Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi orë policore nga ora 20.00 deri në orën 05.00 të ditës tjetër dhe mbylljen e të gjitha aktiviteteve dhe shërbimeve të hotelierisë, përveç shërbimeve të marrjes me vete. Këto masa janë në fuqi deri më 20 prill 2021. Ekziston gjithashtu detyrimi i mbajtjes së maskës mbrojtëse në hapësira të hapurа dhe ndalesa e tubimit të më shumë se 4 personave në një vend publik.
Përditësim më 21/04/2021. Masat kufizuese të sipërpërmendura janë zgjatur deri më 27 prill 2021.