Questo sito utilizza cookies tecnici (necessari) e analitici.
Proseguendo nella navigazione accetti l'utilizzo dei cookie.

Rregulla të reja për udhëtimet nga Italia dhe për jashtë vendit nga 1 deri më 14 korrik

Urdhëri i ri i Ministrit të Shëndetësisë përshtat normativën italiane me vendimet (rekomandimet) e reja evropiane. Kjo është një “masë” e cila do të mbetet në fuqi deri më 14 korrik (kur skadojnë masat për përballjen e pandemisë të cilat janë në momentin në fuqi).

Ndër risitë kryesore, vini re:

• janë të lejuar udhëtimet studimore për dhe nga çdo destinacion;

• pavarësisht nga arsyeja, lejohet hyrja në Itali e shtetasve dhe banorëve të BE-së dhe anëtarët e tyre të ngushtë të familjes (bashkëshorti, partneri, fëmijët deri në 21 vjeç, prindërit që bashkëjetojnë, anëtarët e tjerë të familjes të varur për arsye të aftësisë së kufizuar);

• Pavarësisht nga arsyeja, lejohet hyrja në Itali për banorët e 14 shteteve jashtë BE-së dhe Shengenit (Algjeria, Australia, Kanada, Gjeorgjia, Japonia, Mali i Zi, Maroku, Zelanda e Re, Ruanda, Serbia, Republika e Koresë, Tajlanda, Tunizia, Uruguaji).

Ju lutemi vini re se udhëtimet nga Republika e Maqedonisë së Veriut mund të bëhen vetëm për arsyet e mëposhtme:

– nevoja të dëshmuara për punë;

– arsye shëndeti;

– urgjencë absolute;

– kthimi në shtëpi ose vendbanim;

– arsye të studimit,

dhe përsëri përfshijnë detyrimin e izolimit të mirëfilltë për 14 ditë.

Në të njëjtën seksion do të gjeni edhe:

– modelin e ri të vetëçertifikimit: (https://www.esteri.it/mae/resource/doc/2020/07/modulo_rientro_da_estero_30giu20.pdf);

– informatat e përditësuara: (https://www.esteri.it/mae/it/ministero/normativaonline/decreto-iorestoacasa-domande-frequenti/focus-cittadini-italiani-in-rientro-dall-estero-e-cittadini-stranieri-in-italia.html)