Ministria e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar (MAECI-DGSP-Drejtoria e Përgjithshme për promovimin e sistemit të Shetit-Direzione Generale per la Promozione del Sistema Paese) u ofron universiteteve të huaja mundësinë për të marrë kontribute që synojnë promovimin e gjuhës dhe kulturës italiane në institucionet e huaja universitare.
Kontributet jepen për krijimin dhe funksionimin e katedrave të gjuhës italiane në universitetet e huaja dhe kanë për qëllim të mbulojnë të gjithë ose një pjesë të pagës të profesorëve të punësuar direkt nga universitetet me kontratë sipas ligjit vendor. Me shprehjen “katedra e gjuhës italiane” bëhet fjalë për katedra dhe/ose kurse mësimore universitare, në të cilat gjuha italiane është në mesin e gjuhëve që mësohen sipas rregullave të institucionit në fjalë, edhe nëse katedra ose lënda ka një emër tjetër.
Ndër kriteret për shpërndarjen e kontributeve financiare në dispozicion, përparësi do t’u jepet atyre institucioneve universitare që nuk kanë profesor me gjuhë amtare italisht; të cilët janë pjesë e projektit “Laureati per l’Italiano”; që punësojnë profesorë me gjuhë amtare italisht, të specializuar në mësimin e italishtes për të huaj, me qëllim të përmirësimit të cilësisë së ofertës arsimore; projekte inovative që synojnë përdorimin e teknologjive të reja (e-libra, kurse mësimi në distancë, etj). Përveç numrit të studentëve dhe kurseve, përparësi do t’u jepet atyre kurseve të përfshira në sektorë strategjikë (p.sh. arkitekturë / dizajn / ekonomi / ushqim dhe enogastronomi).
Universitetet duhet të plotësojnë formularët në mënyrë ELEKTRONIKE, pa bërë asnjë ndryshim në tekstin e përgatitur. Duhet të përmbajnë nënshkrimin e personit përgjegjës të institucionit kërkues dhe vulën. Formularët duhet të përmbajnë një letër të nënshkruar nga përgjegjësi akademik me motivet për kërkesën për kontribute. Universitetet që kanë marrë kontribute në pesë vitet para vitit 2019 duhet të bashkëngjisin formularin specifik të raportimit për përdorimin e kontributeve të vitit të fundit me bashkangjitjen e formularit B. Prezantimi i raporteve përfundimtare është kusht i domosdoshëm për dhënien dhe pagesën e kontributit. Prandaj, ju lutemi ta dërgoni kërkesën për kontribute së bashku me raportet përfundimtare, edhe nëse ato janë dërguar më parë.
Kërkesat për kontribute duhet të dorëzohen deri në 10 Prill në Ambasadë, e cila do t’i shqyrtojë ato dhe t’i përcjell në MAECI deri më 20 Prill.