Questo sito utilizza cookie tecnici, analytics e di terze parti.
Proseguendo nella navigazione accetti l'utilizzo dei cookie.

Preferenze cookies

Konkurs për kontribute për universitete të huaja për kurse trajnimi dhe përditësimi për profesorë universitarë të gjuhës italiane

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar (MAECI – DGSP Drejtoria e Përgjithshme për promovimin e sistemit të Shetit) u ofron universiteteve të huaja mundësinë e fitimit të kontributeve për kurse trajnimi dhe përditësimi për profesorë universitarë të gjuhës italiane.

Kontributet u jepen universiteteve shtetërore dhe private që paraqesin kërkesë nëpërmjet Ambasadave. Nuk do të pranohen kërkesa për kurse trajnimi në Itali ose jashtë kufijve të vendit, si dhe për organizimin e kurseve kurrikulare, konferencave, seminareve, debateve dhe për mbulimin e shpenzimeve për pjesëmarrjen e profesorëve në nismat e lartpërmendura.

Kontributet e përmendura në konkursin kanë për qëllim të mbulojnë vetëm një pjesë të shpenzimeve të përgjithshme për kurse trajnimi dhe përditësimi për profesorë universitarë të gjuhës italiane të punësuar në universitetet e huaj. Në formularin specifik, organi aplikues do të duhet të caktojë shpenzimet që është në gjendje të mbulojë në mënyrë të pavarur. Institucionet aplikante duhet të dërgojnë një përshkrim të detajuar të projektit dhe nevojave për trajnim. Duhet përmendur që kurset trajnimi në distancë të personelit universitar të Universiteteve lejojnë zgjerimin në një numër më të madh të përdoruesve, me përfitime të konsiderueshme edhe në aspektin e shpenzimeve.

Kërkesa për dhënien e kontributit duhet të përmbajë formularet e plotësuara. Luten Universitetet e interesuara të plotësojnë formularët në mënyrë elektronike pa bërë asnjë ndryshim në tekstin e përgatitur. Duhet të përmbajnë nënshkrimin e personit përgjegjës të institucionit kërkues dhe vulën. Formularët duhet të përmbajnë një letër të nënshkruar nga përgjegjësi akademik me motivet për kërkesën për kontribute.

Universitetet që kanë marrë kontribute në pesë vitet para vitit 2019 duhet të bashkëngjisin formularin specifik të raportimit për përdorimin e kontributeve të vitit të fundit me bashkangjitjen e formularit B. Prezantimi i raporteve përfundimtarë është kusht i domosdoshëm për dhënien dhe pagesën e kontributit.

Prandaj, ju lutemi ta dërgoni kërkesën për kontribute së bashku me raportet përfundimtare, edhe nëse ato janë dërguar më parë.

Sipas legjislacionit aktual, vlerësimi i kërkesave do të kryhet nga Ambasada, duke pasur parasysh përfitimet për promovimin e gjuhës dhe kulturës italiane në territorin.

Afati i fundit për dorëzimin e projekteve në Ambasadë është 13.04.2020. Ambasada do ti dërgojë në MPJBN deri më 20.04.2020.