Questo sito utilizza cookies tecnici (necessari) e analitici.
Proseguendo nella navigazione accetti l'utilizzo dei cookie.

Fushata e verifikimit të të qenurit në jete periudha 2023-2024

Të interesuarit këshillohen se fushata për verifikimin e etë qenurit në jete referuar periudhës 2023-2024 do të nisë nga data 20 mars 2023 me dërgimin e formularëve të aplikimit për vërtetimin e të qenurit në jete që do t’i kthehen bankës (Citibank) brenda datës 18 korrik 2023.Me qëllim të mbrojtjes maksimale të popullatës së përfshirë, Ambasada Italiane në Shkup do të vazhdojë me verifikimin e ekzistencës edhe në rastet kur pensionisti nuk është në gjendje të lëvizë, përmes shërbimit të video-thirrjes me metoda që do të bien dakord të interesuarit, metodë e cil mundëson identifikimin me video të personave me dokument identiteti. Kjo metodë, në çdo rast, ka natyrë plotësuese dhe nuk zëvendëson procesin e verifikimit të të qenurit në jete: në fakt, duhet mbajtur mend se në këtë rast dokumentacioni origjinal duhet të paraqitet, nga një person i deleguar, në sportele për vërtetimin e nënshkrimit.Për çdo informacion, Ambasada qëndron në çdo rast në dispozicion të përdoruesve gjatë orarit të pritjes për publikun (me prezencë fizike dhe me telefon)