Questo sito utilizza cookie tecnici, analytics e di terze parti.
Proseguendo nella navigazione accetti l'utilizzo dei cookie.

Preferenze cookies

RREGULLA TË REJA PËR PËRDORIMIN E GREEN PASS-IT NË ITALI DERI MË 15 JANAR 2022

Ju informojmë se në Itali nga e hëna 6 dhjetor për të përdorur transportin publik lokal, transport hekurudhor rajonal dhe ndërrajonal, si dhe për të qëndruar në hotele dhe ambiente të tjera hotelierike, është i detyrueshëm të paktën Çertifikimi i gjelbërt bazë.

Bëhet fjalë për Çertifikimin – Green Pass – i marrë pas vaksinimit me vaksina të miratuara nga EMA (Pfizer, Moderna, Astra Zeneca, J&J), ose pas shërimit nga Kovid-19, ose pas kryerjes së një testi PCR ose një testi antigjenik në 48 orët e fundit. Testi antigjenik mund të kryhet në barnatore, e cila do të lëshojë çertifikimin e gjelbërt të printuar ose do t’ia dërgojë me e-mail personit të interesuar.

Kontrollet në mjetet e transportit do të kryhen “rastësisht” dhe personat që nuk kanë çertifikatën e gjelbërt do të gjobiten.