Questo sito utilizza cookie tecnici, analytics e di terze parti.
Proseguendo nella navigazione accetti l'utilizzo dei cookie.

Preferenze cookies

RREGULLA TË REJA PËR HYRJE/KTHIM NË ITALI NGA MAQEDONIA E VERIUT

Nga 31 gusht deri më 25 tetor 2021, sipas Urdhëresat e Ministrit të Shëndetësisë të 29 korrikut 2021 dhe 28 gushtit 2021, hyrja në Itali të personave që kanë qëndruar, ose tranzituar në Maqedoninë e Veriut në katërmbëdhjetë ditët që paraprijnë, lejohet sipas kushteve të mëposhtme:

  1. paraqitja përpara transportuesit në kohën e hipjes në bord, apo kujtdo të ngarkuar për të kryer kontrollin (në traget/aeroplan) ose në kufirin tokësor, të “certifikimit të gjelbër” KOVID-19 të lëshuar pas përfundimit të ciklit të vaksinimit ose certifikatë ekuivalente të lëshuar nga autoritetet kompetente shëndetësore pas vaksinimit me vaksinë të vërtetuar nga Agjencia Evropiane e Barnave (me vaksinat Pfizer-BioNtec, Moderna, AstraZeneca ose Johnson & Johnson);
  2. paraqitja përpara transportuesit në kohën e hipjes në bord dhe kujtdo që është caktuar për të kryer kontrollin, të certifikimatës së kryerjes, në shtatëdhjetë e dy orët (72) që paraprijnë hyrjen në Itali, të një testi molekular, ose antigjenik, të kryer nëpërmjet tamponit me rezultat negativ;
  3. paraqitja përpara transportuesit në kohën e hipjes në bord, apo kujtdo të ngarkuar për të kryer kontrollin, të “Formularit të gjetjes së udhëtarit – digital Passenger Locator Form, dPLF” nga faqja web https://app.euplf.eu/#/ nëpërmjet pajisjes celular, apo kopjes së shtypur.

Në rast mungese të paraqitjes së certifikimit të vaksinimit të përmendur në pikën 1, është e mundur të hyni në Itali, por në çdo rast është e detyrueshme:

  • paraqitja përpara transportuesit në kohën e hipjes në bord dhe kujtdo që është caktuar për të kryer kontrollin, të certifikimatës së kryerjes, në shtatëdhjetë e dy (72) orët që paraprijnë hyrjen në Itali, të një testi molekular, ose antigjenik, të kryer nëpërmjet tamponit me rezultat negativ;
  • paraqitja përpara transportuesit në kohën e hipjes në bord, apo kujtdo të ngarkuar për të kryer kontrollin, të “Formularit të gjetjes së udhëtarit – digital Passenger Locator Form, dPLF” nga faqja web https://app.euplf.eu/#/ nëpërmjet pajisjes celular, apo kopjes së shtypur.
  • të nënshtroheni izolimit në mirëbesim dhe mbikqyrjes shëndetësore me një kohëzgjatje prej pesë (5) ditësh (duke informuar entin ASL kompetent për territorin), në adresën e deklaruar në “Formularin e gjetjes së pasagjerit”,
  • të kryeni edhe një test molekular, ose antigjenik, të kryer me anë të një tamponi, në përfundim të periudhës së izolimit prej pesë ditësh.

 

HYRJA E PERSONAVE TË MITUR

Për të hyrë në Itali, fëmijët nën moshën 6 vjeç përjashtohen nga obligimi për test molekular ose antigjenik për Kovid19.

HYRJA PËR ARSYE TË DOKUMENTUARA PUNE

Me kusht që të mos shfaqen simptome të Kovid19, me obligim për test molekular ose antigjenik jo më të vjetër se 72 orë si dhe për formular dixhital online nga web faqja https://app.euplf.eu/#/ , nuk zbatohen detyrimet për mbikëqyrje shëndetësore dhe vetë-izolim për qytetarët dhe personat që banojnë në Maqedoninë e Veriut që udhëtojnë në Itali për arsye pune të dokumentuara.

PËRJASHTIME TË TJERA NGA DETYRIMI I IZOLIMIT

Me kusht që të mos shfaqen simptome të Kovid19, me obligim për formular dixhital dhe në rastet e përcaktuara, obligim për test molekular ose antigjenik, detyrimit për mbikëqyrje shëndetësore dhe vetë-izolim nuk i nënshtrohen kategoritë në vijim:

a) për arsye pune të rregulluara nga protokolle të posaçme sigurie, të miratuara nga autoritetet kompetente shëndetësore;

b) për arsye të pashmangshme përmes autorizimit përkatës të Ministrisë së Shëndetësisë;

c) personeli shëndetësor i cili hyn në Itali për të ushtruar profesionin e tij, përfshirë ushtrimin e përkohshëm të profesionit;

d) personel i shoqërive dhe subjekteve me seli ligjore apo dytësore në Itali që udhëton jashtë Italisë për arsye të provuara pune për një afat kohor jo më të gjatë se 120 orë;

e) funksionarë dhe agjentë, gjithsesi të përcaktuar, të Bashkimit Evropian apo të organizatave ndërkombëtare, diplomatë, personel administrativ dhe teknik i misioneve diplomatike, funksionarë dhe nëpunës konsullorë, personel ushtarak dhe të policisë në ushtrim të detyrave të tyre, personelit të Sistemit të Informacionit për sigurinë e Republikës dhe të zjarrfikësve gjatë ushtrimit të funksioneve të tyre;

f) nxënës dhe studentë të cilët ndjekin studimet në një Shtet të ndryshëm nga ai në të cilin banojnë apo kanë vendbanimin, ku kthehen çdo ditë apo të paktën një herë në javë.

g) hyrjet me fluturimet “Covid-tested”, në përputhje me Urdhërin e Ministrit të Shëndetësisë të datës 23 nëntor 2020 dhe ndryshimet e tij.

h) hyrjet për gara sportive me interes kombëtar në përputhje me dispozitat e nenit 49, paragrafi 5 nga DPCM të 2 marsit 2021;

PËRJASHTIME NGA OBLIGIMI PËR TEST DHE IZOLIM

Me kusht që të mos shfaqen simptome të Kovid19, me obligim për formular dixhital online, detyrimet për test molekular ose antigjenik dhe mbikëqyrje shëndetësore nuk zbatohen për kategoritë në vijim:

a) ekuipazhet e mjeteve të transportit,

b) personeli i mjeteve të udhëtimit;

c) për udhëtimet nga dhe për në Shtetet dhe territoret të Listës A;

d) punonjës ndërkufitarë në hyrje dhe në dalje nga territori italian për arsye pune të provuara dhe që kthehen në banesën, vendqëndrimin apo vendbanimin e tyre;

e) nxënës dhe studentë të cilët ndjekin studimet në një Shtet të ndryshëm nga ai në të cilin banojnë apo kanë vendbanimin, ku kthehen çdo ditë apo të paktën një herë në javë;

f) këdo që përshkon transit, me mjet privat, territorin italian për një periudhë kohore jo më të gjatë se 36 orë, me detyrimin, në përfundim të këtij afati, për t’u larguar menjëherë nga territori italian ose, në rast të kundërt, për t’u vetë-izoluar e për t’iu nënshtruar mbikëqyrjes shëndetësore 5 ditore në adresën e regjistruar në formularin dixhital dhe të kryejë test molekular ose antigjenik në fund të periudhës 5 ditore;

g) këdo që hyn në Itali për një periudhë kohore jo më të gjatë se 120 orë për nevoja të provuara pune, arsye shëndetësore apo urgjencë absolute, me detyrimin, në përfundim të këtij afati, për t’u larguar menjëherë nga territori italian ose, në rast të kundërt, për t’u vetë-izoluar dhe për t’iu nënshtruar mbikëqyrjes shëndetësore 5 ditore në adresën e regjistruar në formularin dixhital dhe të kryejë test molekular ose antigjenik në fund të periudhës 5 ditore;

h) këdo që kthehet në Itali pas një qëndrimi jo më shumë se dyzet e tetë orë jashtë vendit në vende në një distancë prej jo më shumë se 60 km nga vendi i banimit ose shtëpisë, me kusht që udhëtimi të bëhet me automjet privat. Nuk është e nevojshme të plotësohet formulari dixhital;

i) në rast të qëndrimit jo më të gjatë se dyzet e tetë orë në Itali në vende në distance jo më larg se 60 km nga vendi i banimit ose shtëpisë, me kusht që udhëtimi të bëhet me automjet privat. Nuk është e nevojshme të plotësohet formulari dixhital.

 

Për pyetje në lidhje me Zyrën Konsullore dhe Zyrën e Vizave, ju lutemi të telefononi në oraret në vijim:

të hënën nga ora 10:00 deri në 13:00 dhe nga 14:30 deri në 16:00. Nga e marta deri të enjten nga ora 14:30 deri në orën 16:00 dhe të premten nga ora 13:30 deri në orën 15:00.

+389 2 3236517

+389 2 3236518

+389 2 3236519

+389 2 3236520