UDHËTIMET NGA DHE PËR NË ITALI: MASA NË FUQI NGA 14 TETOR DERI MË 13 NËNTOR
Mbetet në fuqi ndalesa e hyrjes në Itali për ata që kanë qëndruar ose tranzituar në Republikën e Maqedonisë së Veriut (Shtet në listën F) në 14 ditët para udhëtimit, me përjashtimet e mëposhtme:
– shtetasit evropianë (edhe shtetasit italianë) Shengen, Mbretëria e Bashkuar, Andorra, San Marino, Principata e Monakos, Vatikani dhe anëtarët e familjes së tyre që kanë qëndrim të regjistruar në Itali para 9 korrikut 2020, me detyrim të prezantojnë para transportuesit gjatë hipjes dhe para secilit përgjegjës për kontrollet, një certifikatë me rezultat negativ të testit molekular ose antigjenik (tamponi), i kryer jo më herët se 72 orë nga hyrja në Itali.
– shtetas të vendeve të treta me leje qëndrimi të vlefshme dhe anëtarët e tyre të ngushtë të familjes, që kanë qëndrim të regjistruar në Itali para 9 korrikut 2020, me detyrim të prezantojnë para transportuesit gjatë hipjes dhe para secilit përgjegjës për kontrollet, një certifikatë me rezultat negativ të testit molekular ose antigjenik (tamponi), i kryer jo më herët se 72 orë nga hyrja në Itali.
– ekuipazhi dhe personeli udhëtues i mjeteve të transportit
– zyrtarë dhe agjentë, të Bashkimit Evropian ose organizatave ndërkombëtare, agjentë diplomatikë, staf administrativ dhe teknik i misioneve diplomatike, oficerë konsullorë dhe punonjës, personel ushtarak dhe policor, italianë dhe të huaj, në ushtrimin e funksioneve të tyre.
Pas kthimit në Itali është e nevojshme t’i nënshtroheni vetë izolimit dhe mbikëqyrjes shëndetësore 14 ditë, të plotësoni një vetëdeklarim (link : https://www.esteri.it/mae/it/ministero/normativaonline/decreto-iorestoacasa-domande-frequenti/focus-cittadini-italiani-in-rientro-dall-estero-e-cittadini-stranieri-in-italia.html) në të cilin duhet të tregohet arsyeja që lejon kthimin. Mund të arrini në destinacionin tuaj përfundimtar në Itali, vetëm me automjet privat (lejohet tranzimi në aeroport, pa lënë zonat e veçanta të aeroportit).
Udhëtimet nga Italia për në Maqedoninë e Veriut lejohen vetëm për arsye specifike: punë, arsye shëndetësore ose studimi, urgjencë absolute, kthim në shtëpi ose vendbanim. Për rrjedhojë nuk lejohet udhëtimi për turizëm.
Për më shumë informata: https://www.esteri.it/mae/it/ministero/normativaonline/decreto-iorestoacasa-domande-frequenti/focus-cittadini-italiani-in-rientro-dall-estero-e-cittadini-stranieri-in-italia.html