Questo sito utilizza cookie tecnici, analytics e di terze parti.
Proseguendo nella navigazione accetti l'utilizzo dei cookie.

Preferenze cookies

Konkurs për kontribute të ofruara institucioneve dhe shoqatave për kurse trajnimi dhe përditësimi për mësimdhënës të gjuhës italiane në shkollat lokale

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar (MAECI) shpall konkurs për promovimin e gjuhës italiane në institucionet shkollore e huaja dhe jo-universitare.
Konkursi parashikon dhënien e kontributeve financiare për organizimin e kurseve të trajnimit dhe përditësimit, edhe në distancë, për mësimdhënës lokalë të gjuhës italiane.
Kontributet e përmendura në konkursin nuk kanë për qëllim t’i mbulojnë shpenzimet e përgjithshme të kursit; prandaj, institucioni duhet ta përcaktoj sasinë e shpenzimeve që është në gjendje ta mbulojë në mënyrë autonome, duke ofruar një përshkrim të hollësishëm të projektit. (Formular D).Kërkesa për dhënien e kontributit – përveç formularëve – duhet të përmbajë një letër memorandumi të institucionit arsimor e cila do të përmbajë arsyen e hollësishme të kërkesës.
Institucionet që kanë marrë kontribute në pesë vitet e mëparshme duhet të bashkëngjisin formularin relativ të raportimit për përdorimin e kontributeve të fundit për kurset e trajnimit / përditësimit për mësimdhënësit e gjuhës italiane. (Formular D2)
Sipas legjislacionit aktual, vlerësimi i kërkesave do të kryhet nga Ambasada.

Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve në Ambasadë është 10.03.2020. Ambasada do ti dërgojë në MPJBN deri më 15.03.2020.