Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Vizitë në Shkup të Sekretarit të Përgjithshëm të Iniciativës Qendrore Evropiane (IQE), Roberto Antonione

Në Shkup me 4 dhe 5 shkurt, u mbajt vizita e Sekretarit të Përgjithshëm të Iniciativës Qendrore Evropiane (IQE), Roberto Antonione, i cili bëri një turne prezantimi në të gjitha kryeqytetet e anëtarëve të Iniciativës. Programi i takimeve në Maqedoni ishte shumë intensiv, duke filluar me takimin me Kryeministrin Zaev dhe me Kryetarin e Parlamentit Talat Xhaferi, me Ministrat e Kulturës, Arsimit dhe Transportit, me Zëvendësministrin e Punëve të Jashtme (pasiqë Ministri Dimitrov mungonte për shkak të një udhëtim biznesi në SHBA), si dhe me deputetet anëtarë të Delegacionit parlamentar të IQE. Sen. Antonione u shoqërua nga Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm Nina Kodelja, nga Zyrtarët e Lartë Lidija Arsova dhe Paola Plancher dhe nga Menaxheri i Projektit të Fondit IQE-BERZH Z.nja Elizabeta Dovier. Duke pasur parasysh rolin e Italisë si Kryetar të radhës të kësaj iniciative, Ambasada e shoqëroi vizitën si në fazën organizative ashtu edhe gjatë takimeve.

Vizita u hap me një pritje të ofruar nga Ambasadori Romeo në Rezidencën e tij për Delegacionin e IQE, në të cilën morën pjesë Zëvendësministri i Jashtëm Andrej Zhernovski, përfaqësuesit e Ministrisë së punëve të jashtme lokale për Iniciativën Qendrore Evropiane dhe Shefat e Misionit të akredituar këtu nga Vendet anëtarë të IQE. Ndër temat e diskutuara gjatë takimeve me Ministrat ishin përmirësimi i sistemit arsimor maqedonas si një nga rrugët që duhet ndjekur në procesin e konvergjencës drejt Evropës, gjithashtu përmes aktiviteteve të promovuara nga IQE lidhur me arsimin, shkollën dhe shkencën, duke përfshirë shkëmbimin e përvojave dhe rrjetëzimin midis hulumtuesve, si dhe vizita në Qendrën Shkencore të Triestes lidhur me evenimentin e rëndësishëm “Euroscience open forum” që do të mbahet në Trieste në vitin 2020.

Sekretari i Përgjithshëm Antonione e përsëriti ofertën për bashkëpunim edhe në takimin me Ministrin e Transportit Goran Sugareski në lidhje me temën e lidhjeve, veçanërisht përgjatë korridoreve Trans-Europiane 8 dhe 10. Bashkëpunëtorët e Ministrit Sugareski shprehën interes të fortë për të intensifikuar pjesëmarrjen e Maqedonisë në mundësitë e ofruara nga Fondi IQE-BERZH, në veçanti për projektet për asistencë teknike dhe ndërtim të kapacitetit.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi u përqëndrua më së shumti në shpresën që Këshilli i BE-së në qershorin e ardhshëm të vendosë të hapë negociatat e pranimit me Maqedoninë, duke e njohur përparimin e Qeverisë aktuale në politikën kombëtare dhe përpjekjet e mëdha të bëra në fushën e reformave. SG Antonione theksoi që politika e guximshme që synon zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dypalëshe e futur nga Qeveria Zaev mund të jetë një shembull për vendet e tjera të Ballkanit.

Takim shumë miqësor me Kryeministrin Zoran Zaev i cili ofroi një bashkëpunim të gjerë për organizimin (“ne duam ta shfrytëzojmë IQE si një mjet për ti përmirësuar marrëdhëniet në rajon dhe duke e bërë atë mund të jemi një shembull”) sidomos gjatë Kryesisë italiane sepse është thelbësore të rritet bashkëpunimi në të gjithë sektorët siq janë infrastruktura, komunikacionet, agjenda dixhitale, arsimi – falë nismave rajonale. Kjo ishte edhe një mundësi në të cilën Zaev e theksoi “çmuarjen e madhe” për Italinë (“që na mbështet gjithmonë dhe ndaj të cilës ne ndjejmë miqësi të sinqertë”) dhe rolin e saj tradicional në rajon dhe në BE. Nga ana e tij, Antonione e përsëriti ftesën për të “përdorur” IQE (“jemi të gatshëm të ndihmojmë me projekte konkrete”).

Misioni më në fund përfundoi me takimin dhe drekën e punës midis Delegacionit të IQE dhe Zëvendës Ministrit të Punëve të Jashtme Andrej Zhernovski, gjatë të cilit temat u drejtuan në një nivel më teknik-operativ, për mundësitë që IQE mund t’i ofrojë Maqedonisë në rrugën e reformave. Në këtë drejtim dhe në këndvështrimin e qershorit, Zhernovski e njohu rëndësinë e kriterit të bazuar në “merita” dhe ai shprehu interes të veçantë për aktivitetet e “ndërtim të kapacitetit” dhe për asistencën teknike në projekte konkrete, përmes të cilave të përballen kufijtë ende të pranishëm në makinën administrative maqedonase, si në aspektin e procedurave ashtu edhe në kapitalin njerëzor.