Në Brindizi, më 29-30 tetor, u mbajt Konferenca Ministrore të Projektit IPA 2017 “Kundërshtimi i krimeve të rënda në Ballkanin Perëndimor”, e organizuar nga Departamenti i Sigurisë Publike të Ministrisë së Brendshme Italiane.
Në Konferencë pati pjesëmarrje Zv. Ministri i Punëve të Brendshme, Senatori Stefano Candiani dhe Shefi i policisë – Drejtor i përgjithshëm të Sigurisë Publike, Prefekti Franko Gabrieli. Gjithashtu morën pjesë edhe Delegacionet e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor. Në veçanti, delegacioni maqedonas u udhëheq nga Zv. Ministri i punëve të brendshme Agim Nuhiu dhe nga Shefi i Policisë Sasho Tasevski.
Ishte një eveniment i pasur me krahasime, diskutime dhe takime bilaterale, me qëllim nxitjen e bashkëpunimit më të madh rajonal përmes platformave operative për të luftuar kundër kërcënimeve të reja për sigurinë e brendshme të shteteve të BE-së nga krimi i organizuar dhe terrorizmit ndërkombëtar. U vë në pah realiteti konkret i problemeve të përbashkëta që kanë nevojë për zgjidhje të përbashkëta nëpërmjet një shkëmbimi më të madh të nevojshëm të informacioneve ndërmjet autoriteteve përkatëse dhe forcave policore.
Në kontekstin e Konferencës u zhvillua edhe një takim i përzemërt bilateral midis delegacionit italian dhe maqedonas, ku u përmendën marrëdhëniet e shkëlqyera dhe dëshira e përbashkët për ta forcuar ende më shumë bashkëpunimin dypalësh policor dhe gjyqësor.