Sukses i madh i vizitës në Shkup, me 17 shtator 2018 të Ministrit të Mbrojtjes Z.nja Elizabeta Trenta, e ftuar nga Zëvendëskryeministri dhe Ministër i Mbrojtjes të Maqedonisë Z.nja Radmilla Shekerinska.
Programi i vizitës ishte intensiv dhe në nivel më të lartë institucional gjatë së cilit u zhvilluan takime me të gjithë përfaqësuesit më të lartë të Shtetit: me Presidentin e Republikës Gjorge Ivanov, me Presidentin e Parlamentit Talat Xhaferi dhe me Kryeministrin Zoran Zaev. Takime u zhvilluan gjithashtu edhe me Ministrin e Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov dhe me Zëvendëskryeministrin për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, me anëtarët e Komisionit të Mbrojtjes në Parlament, me Kryetarin e Komisionit për Çështje Evropiane dhe me udhëheqësin e opozitës, Kryetari i VMRO-së Hristijan Mickoski. Në takimet me autoritetet maqedonase u pohua mbështetja italiane ndaj aspiratave euroatlantike të Maqedonisë dhe u vërtetua interesi i fortë për vazhdimin dhe përforcimin e bashkëpunimit dypalësh në çështjet e mbrojtjes, si në nivel operacional, me trajnime, ashtu edhe në çështjet industriale.
Gjatë pritjes në rezidencë, e ofruar nga Ambasadori, Ministri Trenta gjithashtu i takoi përfaqësuesit të komunitetit italian në Maqedoni të sektorit ekonomik, tregtar dhe kulturor dhe zyrtarët italianë të organizatave ndërkombëtare të pranishme në vend.
https://www.facebook.com/ItalyinMKD/videos/289880191610238/
https://www.facebook.com/ElisabettaTrentaM5S/videos/308998326576764/