Informohet publiku që për shkak të numrit të lartë të aplikimeve të pranuara në ditët e fundit për bursat e ofruara nga Qeveria italiane, u vendos që të shtyhet mbyllja e shpalljes më 7 maj 2018 deri në orën 14.00.
Kandidatët tashmë të regjistruar, të cilët ende nuk kanë përfunduar aplikimet përkatëse, do të informohen me njoftim të veçantë për shtyrjen e kushteve të shpalljes.