Italia është vendi i gjashtë në zonën e OECD dhe i katërti në atë evropiane për sa i përket vlerës së produktit të brendshëm bruto.
E vendosur në zemër të Mesdheut, Italia përfaqëson një qendër thelbësore për lidhjet rrugore, detare dhe ajrore midis Veriut dhe Jugut të Evropës. Tregu italian ofron mundësi të panumërta për zgjerimin e bizneseve, me gati 60 milionë konsumatorë dhe një PBB me të cilin renditet e katërta në Evropë.
Falë vendndodhjes së saj strategjike, Italia lejon që të arrihet lehtësisht te 396 milionë konsumatorë në shtetet e tjera të Bashkimit Europian dhe te 240 milionë në Afrikën Veriore dhe Lindjen e Mesme.
Në Evropë, Italia renditet e para si vendi me kosto më të ulët për instalim strukturor për sektorin e bioteknologjisë, vendin e dytë për testimin e produkteve në aktivitetet e kërkimit dhe zhvillimit, në kimi dhe elektronikë.
Historia e vendit tonë, me origjinë shumë të lashtë dhe një epërsi të padiskutueshme në lidhje me format e shumta të shprehjes kulturore dhe artistike (nuk është rastësi që Italia është vendi i parë në botë për numrin e vendeve të UNESCO-s), e kombinuar me dinamizmin e industrisë sonë dhe qëndrueshmërinë e strukturës së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, si dhe konglomerateve të mëdha të biznesit, e bëjnë Italinë vendin më të përshtatshëm për një larmi të madhe aktivitetesh investimi, të cilat ndryshojnë nga agro-ushqimore, tekstile, elektronikë deri më sektorin terciar.
Nëse jeni të interesuar të bëni biznes në Itali, ju sugjerojmë të konsultoheni:
• Registro delle Imprese, ku mund të gjeni informata zyrtare për kompanitë me seli apo njësi vendore në territorin kombëtar.