Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

TË BËSH BIZNES NË ITALI

Italia është vendi i gjashtë në zonën e OECD dhe i katërti në atë evropiane për sa i përket vlerës së produktit të brendshëm bruto.
E vendosur në zemër të Mesdheut, Italia përfaqëson një qendër thelbësore për lidhjet rrugore, detare dhe ajrore midis Veriut dhe Jugut të Evropës. Tregu italian ofron mundësi të panumërta për zgjerimin e bizneseve, me gati 60 milionë konsumatorë dhe një PBB me të cilin renditet e katërta në Evropë.
Falë vendndodhjes së saj strategjike, Italia lejon që të arrihet lehtësisht te 396 milionë konsumatorë në shtetet e tjera të Bashkimit Europian dhe te 240 milionë në Afrikën Veriore dhe Lindjen e Mesme.
Në Evropë, Italia renditet e para si vendi me kosto më të ulët për instalim strukturor për sektorin e bioteknologjisë, vendin e dytë për testimin e produkteve në aktivitetet e kërkimit dhe zhvillimit, në kimi dhe elektronikë.
Historia e vendit tonë, me origjinë shumë të lashtë dhe një epërsi të padiskutueshme në lidhje me format e shumta të shprehjes kulturore dhe artistike (nuk është rastësi që Italia është vendi i parë në botë për numrin e vendeve të UNESCO-s), e kombinuar me dinamizmin e industrisë sonë dhe qëndrueshmërinë e strukturës së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, si dhe konglomerateve të mëdha të biznesit, e bëjnë Italinë vendin më të përshtatshëm për një larmi të madhe aktivitetesh investimi, të cilat ndryshojnë nga agro-ushqimore, tekstile, elektronikë deri më sektorin terciar.
Nëse jeni të interesuar të bëni biznes në Itali, ju sugjerojmë të konsultoheni:
Why Invest in Italy  nga Agjencia ICE dhe Ministria e Zhvillimit Ekonomik
Italia Startup Visa, faqe vetëm në anglisht
• Statistikat mbi ekonominë italiane nga Banca d’Italia
Registro delle Imprese, ku mund të gjeni informata zyrtare për kompanitë me seli apo njësi vendore në territorin kombëtar.
Find Your Italian Partner nga agjencia ICE.