Në përputhje me Dekretin e Ministrisë Italiane të Shëndetësisë të datës 28 prill 2022, i cili zgjat deri më 31 maj 2022 masat për hyrjen në Itali nga jashtë, nuk është më e nevojshme të dorëzohet Formulari digjital i pasagjerëve Passenger Locator Form (PLF).
Për të hyrë ne Itali mjafton të keni Çertifikaten e gjelbërt Kovid-19, domethënë:
– çertifikata e vaksinimit e marrë me 2 doza vaksinash të njohura nga Agjencia Evropiane e Barnave (doza e dytë duhet të jetë jo më e vjetër se 9 muaj), ose me dozë të tretë booster (e marrë gjithashtu edhe pas vaksinave Sinofarm / Sinovak dhe Sputnik) në momentin me vlefshmëri të pakufizuar;
– çertifikatë për kalimin e kovid 19 (vlefshmëri 180 ditë)
– test negativ molekular PCR (72 orë) ose antigjenik (48 orë).