Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Prezantim i thirjes CEI/KEP 2022: Shkup, 27 Maj, Hotel Marriott

Iniciativa e Evropës Qendrore (CEI) dhe Ambasada Italiane në Shkup kanë nderin t’ju ftojnë në prezantim të Programit “Know-How Exchange Programme” (KEP) 2022, i financuar plotësisht nga Qeveria italiane përmes një fondi CEI/BERZH.

Thirrja për propozime për projekte në kuadër të Programit është e hapur deri më 13 qershor 2022. Në këtë eveniment do të keni mundësinë të njiheni me rregullat e aplikimit, por edhe me shembuj të suksesshëm të projekteve të financuara vitet e fundit në kuadër të kësaj thirrje.

Ngjarja do të mbahet më 27 maj në hotelin Marriott, Shkup, nga ora 10:00-12:00 (nga ora 9:30 regjistrimi dhe kafeja e mirëseardhjes).

Pas fjalimeve dhe prezantimeve të projekteve të suksesshme, përfaqësuesja e CEI znj. Elizabetta Dovier dhe përfaqësuesja e Ministrisë së Jashtme Italiane, znj. Simona Mameli do të jenë në dispozicion për konsultime dhe pyetje në lidhje me thirrjen. Ngjarja do të përfundojë me një pritje të vogël për takime dhe networking.

Prezantimet do të jenë në gjuhën angleze.

Ju lutemi konfirmoni praninë tuaj në segreteria.skopje@esteri.it ose në 02.3236504 / 3