Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Ndryshime të reja të masave kufizuese të Qeverisë maqedonase për ballafaqimin me emergjencën shëndetësore

Ditët e fundit, Qeveria maqedonase ka miratuar vendime të reja që ndryshojnë disa nga masat e nevojshme për të luftuar emergjencën shëndetësore nga COVID-19. Veçanërisht:

– nga sot, 27 maji, shfuqizohet ora policore në të gjithë territorin kombëtar (e cila ishte nga ora 19.00 deri në orën 05.00 të nesërmen).

– Nga 22 maji çdo person që hyn në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të duhet të paraqesë test negativ PCR për COVID-19 (testi i bërë jo më vonë se 72 orë para hyrjes) dhe do t’i nënshtrohet masës së detyrueshme të karantinës shtëpiake për 14 ditë (ose 21 nëse vijnë nga vendet që konsiderohen “me rrezik të lartë”). Në rast të mos paraqitjes së testit, personi do të dërgohet në karantinë në një strukturë të identifikuar nga Autoritetet dhe do t’i nënshtrohet testit.

– Nga 27 maj, diplomatët e huaj dhe anëtarët e familjeve të tyre që hyjnë në territorin maqedonas janë të liruar nga periudha e detyrueshme e karantinës nëse paraqesin një test PCR negativ (i bërë jo më vonë se 72 orë para). Në rast të mos paraqitjes së testit, ata do t’i nënshtrohen karantinës në shtëpinë e tyre.