Kompanitë italiane të interesuara për të kryer aktivitete biznesi dhe për të bërë biznes në Maqedoninë e Veriut mund ta vizitojnë portalin e vetëm të krijuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar në bashkëpunim me Agjencinë ICE, SACE dhe SIMEST, www.export.gov.it , kushtuar eksportuesve italianë me informata, të dhëna dhe udhëzime praktike për procedurat, financimin dhe asistencën për bizneset.
Lidhur me mundësitë e biznesit në Maqedoninë e Veriut, një pasqyrë të përgjithshmë ofron faqja e internetit InfoMercati Esteri e cila përditësohet vazhdimisht.
Për informata mbi tenderët dhe projektet e mëdha që kanë të bëjnë me Maqedoninë e Veriut, konsultoni faqen e internetit EX-TENDER.
Për informata mbi tregun e Maqedonisë së Veriut dhe mbi dinamikën tregtare që karakterizon vendin, mund të kontaktoni zyrën ICE në Shkup Agenzia ICE di Skopje, e cila zhvillon aktivitetin e saj nën mbikëqyrjen e Zyrës Tregtare të Ambasadës së Italisë në Shkup.
Agjencia ICE ofron gjithashtu informata mbi legjislacionin maqedonas që një investitor italian duhet të dijë para se të krijojë një strukturë tregtare në Maqedoninë e Veriut, detyrimet ligjore dhe fiskale dhe aspektet që lidhen me ligjin e punësimit, rregullat që rregullojnë investimet dhe subvencionet e ofruar nga Qeveria maqedonase.
Burime tjera të vëna në dispozicion nga institucionet e Maqedonisë së Veriut (në anglisht) janë:
• Faqja e internetit e Drejtorisë për Zona Zhvillimore Teknologjike IndustrialeTIRZ.