Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Takime për viza

 

Departamenti për Viza

Kontakt

Tel. +389 2 3236500
Fax +389 2 3236515

e-mail: visti.skopje@esteri.it

 

Takime

Kërkuesit për çfarë do lloj vize mund të paraqiten në Ambasadë në Departamentin për viza pa takim të mëparshëm me telefon (e hapur për palë: nga e marta deri të premten nga ora 9:00 deri në orën 13.00. Të mërkurën Ambasada është e hapur për palë edhe nga ora 14.30 deri në 16.30).

 

Tabela me çmime për viza

 

*VINI RE: Njoftim për fillimin e VIS (Visa Information System) në Republikën e Maqedonisë

13.06.2014    Që nga 25 shtator 2014 do të fillojë edhe në Shtetet e Ballkanit Perëndimor (duke përfshirë edhe Republikën e Maqedonisë), Visa Information System, sistemi evropian për lëshimin e vizave Shengen për qëndrim të shkurtër, duke krijuar një bazë të dhënash të përbashkëta qendrore evropiane, e cila gjithashtu parashikon marrjen e gjurmëve të gishtërinjve të aplikuesve për viza. Të dhënat biometrike do të merren vetëm në prezantimin e aplikimit të parë për një vizë, ndërsa për kërkesat e paraqitura në 59 muajt e ardhshëm, të dhënat e njëjta do të kopjohen nga emri i kartelës Vis e formuar me aplikimin e parë. Të vetmet kategori që përjashtohen nga marrja e gjurmëve të gishtërinjve, sipas art. 13.7 i Kodit Viza, janë: 1) Fëmijë nën moshën dymbëdhjetë vjeçare; 2) Njerëzit për të cilët marrja është fizikisht e pamundur; 3) Kryetarët e Shteteve ose të qeverisë dhe anëtarë të qeverisë kombëtare me bashkëshortët, si dhe anëtarët e delegacionit të tyre në detyrë zyrtare; 4) Sunduesit dhe anëtarë të tjerë të lartë të një familjeje mbretërore në detyrë zyrtare.

Përcaktohet se procedurat e reja nuk do të vlejnë për vizat hyrëse kombëtare, lloji D: për praktikat e këtij lloji, NUK do të merren gjurmët e gishtave të kërkuesit.

 

Viza të reja për punë të pavarur në favor të bizneseve START UP

Ju informojmë që janë përcaktuar nevojat dhe kushtet për hyrje për të mirën e një kategorie të re në kuadër të vizave hyrëse për punë të pavarur, për “shtetasit e huaj që dëshirojnë të fillojnë biznese inovative start up ” sipas ligjit 17 dhjetor 2012 n. 221.

Viza e re hyrëse, e destinuar për kategoritë e sipërmarjeve të reja me interes të veçantë për shtetin tonë, është pjesë e politikave qeveritare në favor të sektorëve me përmbajtje të lartë teknologjike, me qëllim të tërheqjes së investimeve të huaja dhe për të promovuar konkurrueshmërinë e ekonomisë italiane. “Bizneset inovative start up ” janë pjesë e konceptit të sipërmarrjes së kualifikuar, të regjistruar në një seksion të veçantë të regjistrit të kompanive, nëse kompania ka qëllim biznesi ekskluzivisht ose kryesisht zhvillimin, prodhimin dhe tregtimin e produkteve të reja ose shërbimeve me vlerë të lartë teknologjike. Procedura për vizë është thjeshtuar dhe bazohet kryesisht në lëshimin e autorizimit (Nulla Osta) nga Komiteti Teknik për vlerësimin e Start Up i quajtur “Italia Start up Visa”, i themeluar në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, i cili do ta vërtetojë ekzistencën e të ardhurave financiare të parashikuara. Për më shumë informacione, ju lutemi kontaktoni seksionin e vizave të Ambasadës (e-mail: visti.skopje@esteri.it)