Ministri i Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, Anxhelino Alfano, ka takuar Ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikola Dimitrov, në kuadër të Konferencës Ndërkombëtare “on the Responsibility of States, Institutions and Individuals in the Fight against Anti-Semitism in the OSCE Area” të mbajtur në Romë më 29 janar, një eveniment që festoi fillimin e Presidencës italiane të OSBE-së.
Gjatë takimit të përzemërt, Z. Ministër e konfirmoi mbështetjen e Italisë për procesin e reformave të brendshme të iniciuar nga qeveria maqedonase, si dhe në përgjithësi, për procesin e integrimit euro-atlantik të vendit.
Ministri Dimitrov falënderoi dhe e kujtoi me mirënjohje Samitin në Trieste të Ballkanit Perëndimor në korrik 2017 ( “eveniment i rëndësishëm dhe i mbushur me rezultate konkrete”) dhe angazhimin e fortë të Italisë si dhe angazhimin personal të Ministrit Alfano në atë rast.
U përkujtuan zhvillimet e mëdha të arritura në marrëveshjen dypalëshe me Bullgarinë dhe përkushtimin e fortë të Shkupit në negociatat me Athinën për zgjidhjen e çështjes së emrit, hap që do të jetë ” me rëndësi historike”, do të garantojë një nxitje të procesit të integrimit euro -atlantik dhe do të forcojë në mënyrë të rëndësishme stabilitetin e rajonit.
Të dy ministrat gjithashtu ranë dakord ta forcojnë bashkëpunimin tashmë të shkëlqyer kulturor, veçanërisht në fushën e promovimit të gjuhës italiane.