Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Sukses i madh në Shkup të fazës së parë ndërkombëtare të nismës “Una vita da social – jeta në rrjetet sociale” të Policisë së Shtetit për sigurinë në internet dhe për luftën kundër bulizmit kibernetik.

Më 16 tetor, në bazë të një iniciative të promovuar nga Ambasada Italiane, Zëvendës Kryeministri dhe Ministër i Brendshëm Oliver Spasovski, Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi dhe Ministri i Shoqërisë së Informacionit dhe Administratës, Damjan Mançevski, së bashku me Ambasadorin Romeo, u takuan me përfaqësuesit e Policisë së Shtetit Italian (Policia e Sigurisë Postare dhe e Komunikacioneve) në Shkup, falë bashkëpunimit të Festivalit të Filmit për të rinj “Xhifoni Maqedoni” – i cili festoi edicionin e tij të shtatë – për fazën e parë ndërkombëtare të nismës “Una vita da social – jeta në rrjetet sociale” fushata udhëtuese më e rëndësishme arsimore në fushën e ngritjes së vetëdijes dhe parandalimin e rreziqeve të internetit për të miturit (Qendra e Internetit të Sigurt) dhe për ballafaqimin me bulizmin kibernetik.

Në këto gjashtë vjet, Policia e Sigurisë Postare dhe e Komunikacioneve ka vizituar tërë Italinë, duke takuar studentë, mësues dhe prindër, me një qëllim të vetëm: të sigurojë që fenomeni i shfrenuar i bulizmit kibernetik dhe të gjitha format e ndryshme të abuzimit, të lidhura me përdorimin e shtrembëruar të teknologjive moderne të komunikimit, nuk shkaktojnë më viktima. Deri më tani, në Itali janë mbajtur takime me mbi 2 milion nxënës, 220.000 prindër, 125 mësues, gjithësej 17.000 shkolla në 300 qytete.

Në Shkup, për vetëm 4 ditë, Zëvendës Shefi Masimiliano Mormone, Komisari Marko Valerio Çervelini dhe Inspektori i lartë, Roberta Manco, takuan mbi 1200 nxënës, studentë të rinj dhe mësues nga rreth 20 shkolla në Shkup dhe ilustruan rëndësinë e projektit të Policisë Italiane, që zgjoi interes të madh në mesin e të rinjve, siç dëshmohet nga ndërhyrjet e tre Ministrave, të cilët falënderuan përzemërisht Ambasadën e Italisë dhe Policinë e Shtetit për këtë nismë, deri më tani unike në llojin e saj, dhe nga pyetjet e shumta të djelmoshave dhe vajzave. Përfaqësuesit e Policisë së Sigurisë Postare dhe e Komunikacioneve gjithashtu takuan rreth 40 kolegë të Policisë maqedonase dhe përfaqësues të OJQ-ve aktive në sektorin, për ta ilustruar projektin, duke konfirmuar marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale në fushën e bashkëpunimit policor.