Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Rekomandime të Ministrisë së Punëve të Jashtme maqedonase në lidhje me urgjencën COVID-19

Sipas informacioneve të marra nga Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Maqedonisë se Veriut në Venecia (Itali), për shkak të seriozitetit të situatës me COVID-19 në vend, Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut rekomandon që qytetarët të mos udhëtojnë në rajonet dhe provincat e mëposhtme: Lombardia, Modena, Parma, Piacenza, Reggio Emilia, Rimini , Pesaro, Urbino, Alessandria, Asti, Novara, Verbano Cusio Ossola, Vercelli, Padova, Treviso dhe Venezia.

Gjithashtu rekomandohet të shmangen udhëtimet e panevojshme në pjesë të tjera të Italisë. Për ata qytetarë që janë tashmë në Itali, rekomandojmë rritjen e masave të kujdesit në çdo kohë, dhe duke ndjekut udhëzimet e mediave lokale dhe qeverisë lokale. Më shumë informacione mund të gjeni në web faqen travel.mfa.gov.mk.

Informojmë se Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Veneci, duke ndjekur praktikën e misioneve të tjera konsullore diplomatike evropiane në të njëjtin rajon dhe për parandalimin e mëtejshëm të përhapjes së COVID-19, në periudhën vijuese nuk do të jete e hapur per palë, përveç për situata urgjente. Prandaj, nuk të fotografohen qytetarët për pasaporta te reja. Për më shumë informacione mbi zhvillimin e situatës, shtetasit maqedonas në Itali mund të kontaktojnë Konsullatën e Përgjithshme në Veneci (në + 39 389 5837913 ose në venice@mfa.gov.mk )

https://mfa.gov.mk/page/13/post/2176/informacii-povrzani-so-covid19-vo-italija