Më 22 mars 2020, u miratua Dekreti i Kryesisë së Këshillit të Ministrave që përmban masa të mëtejshme në lidhje me kontrollimin dhe menaxhimin e urgjencës epidemiologjike nga COVID-19 në të gjithë territorin italian.
Sot, 28 mars 2020, Ministri i Shëndetësisë dhe Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit kanë nënshkruar një urdhër që përmban dispozita të rrepta për ata që hyjnë në Itali dhe masa të hollësishme organizative që transportuesit dhe pronarët e anijeve duhet të miratojnë, në mënyrë që të kundërshtojnë përhapjen e urgjencës epidemiologjike nga Covid-19. Urdhëri pason Dekretin Ministror 120/2020 të Ministrit të Infrastrukturës dhe Transportit dhe Ministrit të Shëndetësisë i cili parashikon vetëizolimin për 14 ditë të personave që kthehen në Itali nga jashtë.
Në linkun e mëposhtëm në faqen e internetit të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, janë në dispozicion informacione të mëtejshme në formë “pyetje të shpeshta” në lidhje me legjislacionin kombëtar për temën e kontrollit dhe menaxhimit të urgjencës: https://www.esteri.it/mae/it/ministero/normativaonline/decreto-iorestoacasa-domande-frequenti
Në linkun e mëposhtëm jepen informacione të dobishme për hapat dhe procedurat që duhet të ndiqen për ata që janë jashtë vendit dhe duan të kthehen në Itali:
Bashkatdhetarët në Republikën e Maqedonisë së Veriut rekomandohet të ndjekin udhëzimet e autoriteteve maqedonase. Më në fund, rekomandohet të ndiqni rekomandimet e Ministrisë Italiane të Shëndetësisë.
Ambasada mbetet në dispozicion; për informacione të mëtejshme dhe kërkesa për ndihmë, ju lutemi shkruani në: consolare.skopje@esteri.it