Ministria e Trashëgimisë, Kulturës dhe Turizmit në Itali (MIBACT) publikon thirrje për tetë Çmime, të ndara në “Maggiori-Çmime të Larta” dhe “Speciali-Çmime Speciale”, për t’u dhënë si mirënjohje për kontributet e larta kulturore në fushën e përkthimit dhe botimit, si në italisht ashtu edhe në gjuhë të huaj.
Metodat, kushtet dhe afatet për emërimet për Çmimet Kombëtare për Përkthimin 2021 janë në dispozicion në Vendimin nr. 1 të 27 janar 2021.
Kërkesat për qasje në Çmimin Kombëtar për Përkthimin duhet të dorëzohen duke filluar nga 1 mars deri më 31 mars, vetëm dhe ekskluzivisht në përputhje me procedurat e përcaktuara në nenet 5 dhe 6 të Vendimit n.1.
Për çdo sqarim, aplikantët mund të kontaktojnë Sekretariatin e Çmimeve Kombëtare për Përkthimin, Ministria e Trashëgimisë, Kulturës dhe Turizmit – Drejtoria e Përgjithshme për Bibliotekat dhe Institutet Kulturore – Zyra II – rr. Michele Mercati, 4 – 00197 Romë, tel. +39 06 67235084, e-mail: andrea.sabatini@beniculturali.it