Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Thirrje e hapur për aplikime për KEP 2022

Janë të hapura afatet e dorëzimit të projekt-propozimeve që do të bashkëfinancohen në kuadër të programit “Know-How Exchange”, financuar tërësisht nga Italia nëpërmjet Fondit CEI-EBRD. Programi synon zhvillimin socio-ekonomik dhe përhapjen e vlerave dhe standardeve të BE-së përmes bashkëpunimit ndërmjet subjekteve juridike publike dhe private të vendeve anëtare të CEI anëtarë të BE-së dhe partnerëve të CEI vendeve jo anëtare të BE-së. Propozimet mund të dorëzohen deri më 13 qershor 2022 nga persona juridikë privatë ose publikë, duke përfshirë organizatat ndërkombëtare, që kanë selinë e tyre të regjistruar dhe që veprojnë në vendet CEI dhe duhet të kenë të bëjnë me iniciativat e bashkëpunimit në dobi të partnerëve privatë ose publikë që kanë selinë e tyre të regjistruar në vendet CEI jo anëtarë të BE-së. Për më shumë detaje, ju këshillojmë të shikoni videon e mëposhtme:https://vimeo.com/684700333/c0f99c51f3