Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

RREGULLAT PËR HYRJE NË ITALI VAZHDOHEN DERI MË 31 MAJ 2022. NUK ËSHTË I NEVOJSHËM FORMULARI DIGJITAL PLF

Në përputhje me Dekretin e Ministrisë Italiane të Shëndetësisë të datës 28 prill 2022, i cili zgjat deri më 31 maj 2022 masat për hyrjen në Itali nga jashtë, nuk është më e nevojshme të dorëzohet Formulari digjital i pasagjerëve Passenger Locator Form (PLF).

Për të hyrë ne Itali mjafton të keni Çertifikaten e gjelbërt Kovid-19, domethënë:

– çertifikata e vaksinimit e marrë me 2 doza vaksinash të njohura nga Agjencia Evropiane e Barnave (doza e dytë duhet të jetë jo më e vjetër se 9 muaj), ose me dozë të tretë booster (e marrë gjithashtu edhe pas vaksinave Sinofarm / Sinovak dhe Sputnik) në momentin me vlefshmëri të pakufizuar;

– çertifikatë për kalimin e kovid 19 (vlefshmëri 180 ditë)

– test negativ molekular PCR (72 orë) ose antigjenik (48 orë).