Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

SHPALLJE PËR GARË-ÇMIMI “VIVO D’ARTE” 2022

Ministria e punëve të jashtme dhe bashkëpunimit ndërkombëtar (MAECI – Drejtoria e Përgjithshme për promovimin e sistemit të Shetit – Direzione Generale per la Promozione del Sistema Paese) së bashku me DGIT, edhe për vitin 2022 shpall një garë-çmimi për projektin “Vivo d’Arte” i dedikuar artistëve të rinj italianë (të cilët nuk kanë mbushur 36 vjet), banorë të përhershëm jashtë vendit.

Iniciativa në fakt u tregua si një mjet i shkëlqyer për rritjen e kreativitetin dhe talentin e italianëve të rinj që jetojnë jashtë vendit, me qëllimin përfundimtar për të promovuar integrimin dhe kontaminimin me kulturat dhe skenat artistike vendase dhe për të kontribuar në krijimin e një rrjeti ndërkombëtar të artistëve italianë.

Çmimi përfshin dy degë të veçanta: një për artet skenike (muzika, teatri, valle bashkëkohore), e dyta për artet figurative (artet figurative, skulptura, video art), të organizuar nga Ministria në bashkëpunim me partneret Fondazione Romaeuropa pët artet skenike dhe Muzeu i Artit Modern në Bolonjë MAMbo për artet figurative.

Për t’u pranuar në garën – çmim, artistët që dorëzojnë projektin e tyre duhet:

a) të jenë me shtetësi italiane;

b) të janë regjistruar në AIRE për së paku një vit në datën e skadimit të thirrjes;

c) të mos jenë mbi 36 vjeç në datën e skadimit të thirrjes;

d) të jenë artistë të dëshmuar që punojnë në sektorë të veçantë të teatrit, valljes ose muzikës bashkëkohore në kuptimin më të gjerë të termit.

Në vlerësimin e projekteve të paraqitura, vëmendje e veçantë do t’i kushtohet origjinalitetit, valorizimit të elementeve të kontaminimit dhe takimit të kulturës italiane dhe asaj të vendeve të huaja të rezidencës së artistëve, karakterit të mundshëm të integrimit midis dy ose më shumë degave artistike (teatër, muzikë, valle) të përfshira në veprën e propozuar.

Për çdo informacion tjetër, konsultoni shpalljen e plotë të Çmimit “Vivo d’Arte – Arti performative” (link).

AFATI PËR DORËZIMIN E PROJEKTIT ËSHTË 8 MAJ 2022.