Ministrja e Punëve të Brendshme Luciana Lamorgese priti sot në Romë Ministrin e Punëve të Brendshme Oliver Spasovski. Vizita e ministrit të Maqedonisë së Veriut, e cila pason atë të 30 nëntorit të ministres italiane në Shkup, konfirmon bashkëpunimin e shkëlqyer në fushën e punëve të brendshme dhe të sigurisë. Përveç luftës kundër trafikut të drogës dhe krimit të organizuar, ministrat diskutuan edhe për aktivitetet kundër korrupsionit dhe luftën kundër migracionit të paligjshëm përgjatë rrugës ballkanike.
Me rastin e takimit, Shefi i policisë italiane Lamberto Giannini dhe drejtori i Byrosë për siguri publike në MPB të Maqedonisë së Veriut, Sasho Tasevski, nënshkruan edhe Memorandum për bashkëpunim në luftën kundër trafikut të drogës. Memorandumi do të mundësojë forcimin e bashkëpunimit hetimor në nivel teknik dhe operacional për marrjen e provave në lidhje me legjislacionin përkatës për veprat penale të drogës dhe prekursorët kimikë, si dhe për sekuestrimin e drogave kontrabandë dhe çmontimin e organizatave kriminale transnacionale të lidhura me to.