Universiteti Politeknik i rajonit Marke (Marche) (UNIVPM) jep 10 bursa dyvjeçare (për vitet 2022/2023 dhe 2023/2024) të financuara nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Republikës Italiane për studentë nga vendet e përfshira në Strategjinë Evropiane Adriatiko-Joniane – EUSAIR, për t’u regjistruar në një nga kurset e mëposhtme master në Universitetin Politeknik Marche, të cilat janë tërësisht në anglisht: Biomedical Engineering, Environmental Engineering, Food and Beverage Innovation and Management, International Economics and Commerce, Green Industrial Engineering. Çdo bursë është 6000 euro bruto nga kostot që duhet të paguajë përfituesi, për çdo vit akademik (maksimumi për dy vite akademike).
Më shumë detaje në konkursin e bashkangjitur (në italisht dhe anglisht):
Bando di selezione per la concessione di n. 10 borse di studio IAI