Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Pensionet dhe sigurimet shoqërore

PAGESA E PENSIONEVE JASHTË ITALISË NGA INPS

Njoftohet përdoruesi se nga data 20 mars deri më 18 korrik 2025 është hapur kampanja për verifikimin e EKZISTENCËS NË JETË për pensionistët që marrin pensione jashtë vendit, për vitin 2025.

Pensionet paguhen çdo muaj për ata që banojnë jashtë. Pensionet që janë më të vogla se një kufi të caktuar me ligj, paguhen çdo gjashtë muaj, ashtu siç ndodh për pensionistët që jetojnë në Itali. Pagesa e pensioneve zakonisht bëhet me kalimin e shumës në llogarinë bankare të pensionistit.

Që nga shkurti i vitit 2012, pagesa e pensioneve jashtë vendit është në duar të Citibank.

Citibank ka përgjegjësinë për të verifikuar çdo vit ekzistencën në jetë, adresën dhe rezidencën e pensionistëve.

Metodat e dakordësuara midis INPS dhe Citibank për verifikimin e ekzistencës në jetë përfshijnë plotësimin nga pensionisti të një Formulari të Deklaratës për Ekzistencën në Jetë (i cili do të ketë ardhur nga banka në adresën e tij), nënshkrimin e formularit dhe autentifikimin e nënshkrimit nga Zyra Konsullore ose nga një autoritet publik i njohur nga ligji i vendit ku jeton dhe më pas dërgimin e tij tek banka.

  • Verifikimi i ekzistencës në jetë për pensionistët që jetojnë jashtë përmes takimit në Ambasadë:
    Pensionisti që ka marrë formularin e kërkesës për konfirmimin e ekzistencës në jetë duhet të marrë një takim me Zyrën Konsullore përmes portalit Prenot@mi (https://prenotami.esteri.it), ose duke dërguar një email në consolare.skopje@esteri.it ose duke telefonuar në numrat +389 2 3236 517 / 518 / 519 / 520 (sporteli telefonik është aktiv të hënën 10:00-13:00 dhe 14:30-16:00; nga e martë deri të enjte 14:30-16:00; të premten 13:30-15:00).

Personi duhet të paraqitet në terminin e caktuar me një kartë identiteti të vlefshme dhe formularin që e ka pranuar me postë nga Citibank.

  • Verifikimi i ekzistencës në jetë për pensionistët që jetojnë jashtë përmes videotelefonatës:

Për të lehtësuar verifikimin e ekzistencës në jetë, INPS dhe Citibank kanë vendosur që zyrat konsullore mund të përdorin gjithashtu videotelefonatën.
Për të proceduar me verifikimin përmes videotelefonatës, pensionisti që ka marrë formularin e kërkesës për konfirmimin e ekzistencës në jetë duhet të paraqesë dokumentet e mëposhtme:

  1. Formularin e kërkesës për ekzistencën në jetë të nënshkruar në origjinal;
  2. Kopjen e pasaportës ose të kartës së identitetit të vlefshme.

Këto dokumente mund të dërgohen në formatin PDF përmes email-it në consolare.skopje@esteri.it, ose në formatin e printuar duke dërguar një zarf me postë të regjistruar ose duke e futur në kutinë e postës në adresën e mëposhtme:


AMBASADA E ITALISË NË SHKUP
Zyra Konsullore

Rruga Osma Udarna Brigada, 22 – 1000 Shkup

Zyra Konsullore, pasi të ketë marrë dokumentacionin, do të kontaktojë pensionistin në numrin e telefonit të dhënë ose përmes email-it për të caktuar një videotelefonatë.
Gjatë videotelefonatës, pensionisti duhet të paraqesë pasaportën ose kartën e identitetit në origjinal dhe kopjen ose origjinalin e formularit të kërkesës për ekzistencën në jetë që është dërguar tashmë në Zyrën Konsullore.

Për ndihmë, shërbimi i mbështetjes CITI mund të kontaktohet nga pensionistët nëpërmjet mënyrave të mëposhtme:

  • Duke vizituar faqen e internetit www.inps.citi.com; • Duke dërguar një mesazh me email në adresën: inps.pensionati@citi.com;                     • Duke telefonuar në njërin nga numrat telefonikë të dhënë në letrën shpjeguese.