{"id":2227,"date":"2019-10-16T08:26:13","date_gmt":"2019-10-16T06:26:13","guid":{"rendered":"https:\/\/ambskopje.esteri.it\/news\/dall_ambasciata\/2019\/10\/seminario-sulla-terapia-emdr-eye-2\/"},"modified":"2019-10-16T08:26:13","modified_gmt":"2019-10-16T06:26:13","slug":"seminario-sulla-terapia-emdr-eye-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ambskopje.esteri.it\/sq\/news\/dall_ambasciata\/2019\/10\/seminario-sulla-terapia-emdr-eye-2\/","title":{"rendered":"Seminar mbi terapin\u00eb EMDR (&#8220;Eye Movement Desensitization and Reprocessing&#8221;) p\u00ebr menaxhimin e psikologjis\u00eb n\u00eb rast krize"},"content":{"rendered":"<p>M\u00eb 8 tetor n\u00eb Universitetin \u201cSh. Kirili dhe Metodi\u201d n\u00eb Shkup, nga bashk\u00ebpunimi nd\u00ebrmjet Ambasad\u00ebs dhe Fakultetit Filozofik t\u00eb Universitetit t\u00eb lart\u00ebp\u00ebrmendur, Od\u00ebs s\u00eb Psikolog\u00ebve t\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, EMDR Italia dhe EMDR Evropa, u mbajt &#8220;Seminari EMDR: State of art and perspectives&#8221;, i organizuar nga Ambasada n\u00eb bashk\u00ebpunim me Dr. Elizabeta Motino.<\/p>\n<p>N\u00eb seminarin mor\u00ebn pjes\u00eb rreth 150 pjes\u00ebmarr\u00ebs, duke p\u00ebrfshir\u00eb psikolog\u00eb, profesor\u00eb t\u00eb psikologjis\u00eb universitare dhe shum\u00eb student\u00eb. Profesionist\u00eb nga fushat civile dhe ushtarake shpreh\u00ebn interes t\u00eb madh p\u00ebr k\u00ebt\u00eb lloj terapie dhe shpresojn\u00eb t\u00eb ken\u00eb mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr qasje n\u00eb trajnime p\u00ebr t\u00eb. Nisma u ka lejuar profesionist\u00ebve dhe profesor\u00ebve t\u00eb psikologjis\u00eb t\u00eb njihen me terapin\u00eb EMDR (Desensitizimi i l\u00ebvizjes s\u00eb syve dhe rip\u00ebrpunimi), e cila p\u00ebrdoret n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn dhe ende nuk \u00ebsht\u00eb prezente n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut. N\u00eb hapjen e evenimentit, Rektori i Universitetit \u201cSh. Kirili dhe Metodi\u201d, prof. Nikolla Jankulovski dhe Dekani i Fakultetit Filozofik, Ratko Duev, fal\u00ebnderuan Ambasad\u00ebn p\u00ebr p\u00ebrkushtimin e saj p\u00ebr promovimin dhe p\u00ebrhapjen e k\u00ebsaj qasje inovative terapeutike n\u00eb vend, me shpres\u00eb p\u00ebr trajnime t\u00eb ardhshme p\u00ebr psikolog\u00ebt maqedonas. Edhe Presidenti i Od\u00ebs maqedonase s\u00eb Psikolog\u00ebve gjithashtu fal\u00ebnderoi Ambasad\u00ebn p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb psikolog\u00ebt vendas t\u00eb njihen me k\u00ebt\u00eb qasje inovative terapeutike, mjet shum\u00eb i dobish\u00ebm n\u00eb nj\u00eb shtet q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrballur me t\u00ebrmete dhe me fillim t\u00eb luft\u00ebs civile (n\u00eb vitin 2001). Ambasadori Romeo kujtoi p\u00ebrkushtimin e EMDR n\u00eb Itali n\u00eb rast t\u00eb tragjedive t\u00eb m\u00ebdha, si\u00e7 jan\u00eb t\u00ebrmetet n\u00eb Akuila dhe Amatri\u00e7e, shembja e shkoll\u00ebs n\u00eb San Xhiuliano n\u00eb Pula dhe e fundit shembja e Ur\u00ebs Morandi n\u00eb Xhenova, duke i b\u00ebr\u00eb thirrje qeveris\u00eb maqedonase dhe shoqatave p\u00ebr bashk\u00ebpunime.<\/p>\n<p>Fol\u00ebsit Izabel Fernandez (President i EMDR Italia dhe EMDR Evropa) psikoterapist i njohur nd\u00ebrkomb\u00ebtarisht dhe Marko Pagani (studiues senior n\u00eb Institutin p\u00ebr Shkenca dhe Teknologji Kognitive n\u00eb Qendr\u00ebn Komb\u00ebtare t\u00eb K\u00ebrkimit) prezantuan provat teorike dhe shkencore nga k\u00ebrkimet nga pik\u00ebpamje psikologjike dhe neurologjike. Doktor Fernandez foli p\u00ebr fushat e aplikimit t\u00eb EMDR, b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjitha situatat n\u00eb t\u00eb cilat individi \u00ebsht\u00eb i ekspozuar ndaj nj\u00eb situate traumatike, si nga ngjarje t\u00eb jashtme t\u00eb paparashikueshme si t\u00ebrmete, luft\u00ebra dhe sulme terroriste, ashtu dhe nga ngjarje t\u00eb nj\u00eb natyre relacionale si p.sh. pakujdesi nga prind\u00ebrit, abuzimi seksual, keqtrajtimi. Ajo gjithashtu theksoi lidhjen midis ekspozimit ndaj ngjarjes traumatike dhe zhvillimit t\u00eb psikopatologjis\u00eb (depresionit, skizofrenis\u00eb) dhe patologjis\u00eb fizike (goditje, sulm n\u00eb zem\u00ebr, tumor) n\u00ebse trauma nuk trajtohet. Dr. Fernandez sakt\u00ebsoi se nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00eb ngjarja q\u00eb gjeneron traum\u00ebn, por kujtesa e ngjarjes, k\u00ebshtu q\u00eb terapia EMDR, me stimulim dypal\u00ebsh, me nj\u00eb aktivitet t\u00eb caktuar elektrik t\u00eb trurit t\u00eb ngjash\u00ebm me at\u00eb t\u00eb gjumit n\u00eb faz\u00ebn REM, stimulon p\u00ebrpunimin e kujtes\u00ebs q\u00eb t\u00eb jet\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb integrohet n\u00eb sistemin e kujtimeve dhe kuptimeve t\u00eb personit. Dr. Pagani shpjegoi se cilat zona t\u00eb trurit jan\u00eb m\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshira n\u00eb p\u00ebrpunimin e kujtes\u00ebs traumatike (amigdala, hipokampusi, sistemi limbik) dhe tregoi se si studimet e kryera treguan nj\u00eb nd\u00ebrrim shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm aktivizimi pas terapis\u00eb EMDR nga rajonet limbike me nj\u00eb vler\u00eb t\u00eb lart\u00eb emocionale n\u00eb rajonet kortikale me nj\u00eb vler\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe njoh\u00ebse dhe shoq\u00ebruese. Kjo sugjeron ekzistenc\u00ebn e nj\u00eb komponenti t\u00eb fort\u00eb neurobiologjik t\u00eb EMDR duke mb\u00ebshtetur efektivitetin e tij si nj\u00eb qasje opsionale p\u00ebr trajtimin e traumave.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"M\u00eb 8 tetor n\u00eb Universitetin \u201cSh. Kirili dhe Metodi\u201d n\u00eb Shkup, nga bashk\u00ebpunimi nd\u00ebrmjet Ambasad\u00ebs dhe Fakultetit Filozofik t\u00eb Universitetit t\u00eb lart\u00ebp\u00ebrmendur, Od\u00ebs s\u00eb Psikolog\u00ebve t\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, EMDR Italia dhe EMDR Evropa, u mbajt &#8220;Seminari EMDR: State of art and perspectives&#8221;, i organizuar nga Ambasada n\u00eb bashk\u00ebpunim me Dr. Elizabeta Motino. N\u00eb seminarin [&hellip;]","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"","ping_status":"","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"tags":[],"class_list":["post-2227","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ambskopje.esteri.it\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2227","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ambskopje.esteri.it\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ambskopje.esteri.it\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ambskopje.esteri.it\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ambskopje.esteri.it\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2227"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/ambskopje.esteri.it\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2227\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ambskopje.esteri.it\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2227"}],"wp:term":[{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ambskopje.esteri.it\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2227"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}