Questo sito usa cookie per fornirti un'esperienza migliore. Proseguendo la navigazione accetti l'utilizzo dei cookie da parte nostra OK

Marrëdhëniet dypalëshe

 

Marrëdhëniet dypalëshe

Sipas të dhënave të FMN për vitin 2018, PBB i Maqedonisë së Veriut (me çmime aktuale) është 12.8 miliardë dollarë (+ 2% krahasuar me vitin 2017) dhe u rrit për 2.7%. Me një popullsi prej 2.06 milion banorësh, të ardhurat për kokë banori (me çmime aktuale) janë 6,100 dollarë. Parashikimet e fundit nga Banka Qendrore maqedonase parashikojnë një rikthim të rritjes ekonomike të vendit gjatë dy viteve të ardhshme: pritet PBB të rritet për 3.5% në vitin 2019, për 3.8% në 2020 dhe për 4% në 2021, në veçanti falë trendit pozitiv të konsumit personal dhe investimeve. Sa i përket strukturës prodhuese, 66% e të ardhurave kombëtare prodhohet në sektorin terciar, veçanërisht në shërbimet financiare, sektorin IT dhe turizmit, ndërsa sektori industrial (duke përfshirë edhe sektorin e ndërtimtarisë) prodhon 25% të pasurisë. Pjesa e mbetur prej 9% e prodhimit vjen nga sektori primar.

Maqedonia e Veriut është një ndër vendet mesatare huamarrëse për borxhin publik - sipas parametrave të Mastrihtit - që përfaqësojnë një raport të borxhit publik/PBB prej 45.8%, të financuar kryesisht në tregun kombëtar. Republika e Maqedonisë së Veriut ofron lehtësime të shumta të tatimeve që e bëjnë mjedisin e biznesit "investor friendly", me tatimin mbi të ardhurat i parashikuar prej 10%, ndër më konkurruesit në Evropë dhe krahasimin midis investitorëve të huaj dhe ato vendas, pa kufizime për riatdhesim të përfitimeve të fituar në territor maqedonas. Nxitje shtesë për investitorët e huaj përfshihen në të ashtuquajturat "Zonat e Zhvillimit teknologjik dhe industrial", zona të lira që gjenden pranë qyteteve të mëdha (duke përfshirë edhe Shkupin), ku investitorët mund të përdorin përjashtime nga tatimi mbi të ardhurat dhe tatimi mbi të ardhurat personale për një periudhë prej 10 vitesh. Në fund të vitit 2017, u miratuan masa të reja ekonomike në favor të investimeve “greenfield”, si dhe projekte në sektorët më kritikë, si infrastrukturat, energjetika dhe mjedisi jetësor.

Marrëdhëniet dypalëshe

Viti 2018 ishte një vit shumë pozitiv për marrëdhëniet tregtare midis Italisë dhe Maqedonisë së Veriut, me një rritje në vlerën e tregtisë së përgjithshme bilaterale, afër 614 milionë euro, e barabartë me 13.6% më shumë. Vlera e eksportit italian arriti në 430 milionë euro, një rritje prej 14% në krahasim me vitin e kaluar, falë, sidomos, kontributit të sektorëve të këpucëtarisë, makinerive, tekstilit, ushqimit dhe plastikës. Importi nga Maqedonia e Veriut në Itali arriti vlerën prej 184 milionë euro, duke u rritur për 12.6% krahasuar me vitin 2017.

Duke marrë parasysh këto të dhëna, Italia është konfirmuar në vendin e 6 në renditjen e partnerëve tregtarë të Maqedonisë së Veriut, e paraprirë, nga: Gjermania, Greqia, Mbretëria e Bashkuar, Serbia dhe Bullgaria. Po kështu, Italia renditet e gjashtë në mesin e vendeve të klientëve të Maqedonisë së Veriut, me 3.1% të vlerës së eksportuar nga Shkupi dhe e paraprirë nga Gjermania (47%), Bullgaria (5.2%), Serbia (4%), Kosova (3.8%) dhe Greqia (3.2%). Italia e zë vendin e gjashtë edhe në renditjen e vendeve furnizuese të Maqedonisë së Veriut, me një shumë prej 5.6% dhe e paraprirë nga Gjermania (15.8%), nga Britania e Madhe (9.5%, vlera e së cilës është marrë nga importimi i lëndëve të para dhe produkteve gjysëm të gatshme për prodhimin e katalizatorëve për vetura nga investimi më i madh i Mbretërisë së Bashkuar në vend), Greqia (8.5%), Serbia (6.7%), dhe nga Kina (5.8%).

Qarkullimet e investimeve të drejtpërdrejta italiane jashtë vendit në Maqedoninë e Veriut janë të përqendruara kryesisht në sektorët e ndërtimtarisë, bujqësisë dhe në sektorët tradicional të markës “Made In Italy”, si tekstili, këpucëtaria dhe përpunimi i metalit. Prania e kompanive italiane është gjithashtu e rëndësishme në sektorin e energjisë së rinovueshme.

*Për kërkesa për ndihmë në seksionin ekonomiko-tregtar, klikoni këtu

*Zyra ICE në Shkup (ICE Agjencia per Nxitjen e Shkëmbimeve dhe Promovimin e Ndërmarrjeve jashtë vendit)

http://www.ice.gov.it/paesi/europa/macedonia/

*Për informata të përgjithshme në lidhje me biznesin në Maqedoninë e Veriut, shih faqen e internetit: http://www.infomercatiesteri.it/paese.php?id_paesi=77#slider-1


27