Sekretariati Ekzekutiv i Iniciativës së Evropës Qendrore, përmes Zyrës për Fondin e IEQ në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në Londër, i botoi kushtet për paraqitjen e projekt propozimeve për kofinancim përmes Programit "Know-How Exchange" (KEP), tërësisht i financuar nga Italia përmes Fondit IEQ në BERZH.
Programi "KEP" ka për qëllim zhvillimin socio-ekonomik të zonës gjeografike ku IEQ vepron, sidomos përhapjen e vlerave dhe standardeve të BE-së përmes bashkëpunimit në mes të shteteve IEQ anëtarë të BE-së (Bullgaria, Kroacia, Italia, Polonia, Republika e Çekisë, Sllovakia, Rumania, Sllovenia, Hungaria) dhe shetet IEQ jashtë BE-së (Shqipëria, Republika Bjelloruse, Bosnja dhe Hercegovina, Moldavia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia, Ukraina).
Projekt propozimet mund të dorëzohen - deri më 1 korrik 2019 - nga subjekte juridike private ose publike, duke përfshirë edhe organizatat ndërkombëtare, me seli të regjistruara dhe me veprimtari në vendet anëtarë të IEQ dhe BE-së, dhe duhet të përfshijnë iniciativa për bashkëpunim për partnerë privatë ose publik me seli të regjistruar në vendet e IEQ jashtë BE-së. Në aktivitete që mund të financohen janë të përfshirë asistencë teknike, transferim të teknologjive, njohurive dhe praktikave të mira, seminare trajnuese, transferim të personelit, vizita studimore për ta mbështetur, në vendet përfituese, procesin e integrimit evropian, formim të stafit dhe funksionim të duhur të ekonomive të tregut, planifikim dhe zhvillim i infrastrukturës, si dhe qëndrueshmërinë në bujqësi, energjetikë dhe mjedis jetësor, në përputhje me planin e veprimit të IEQ për 2018-2020.
Në fakt, prej vitit 2004 deri më tani, "KEP" ka bashkëfinancuar 101 projekte me 2.9 milion euro, për një vlerë të përgjithshme prej 14 milionë euro.
Për më shumë informata: (https://www.esteri.it/mae/it/sala_stampa/archivionotizie/approfondimenti/2019/05/iniziativa-centro-europea-know-how-exchange-programme-call-for-proposals-2019.html).
Dokumentacioni në lidhje me Programin “KEP” dhe Thirrja për Propozime 2019 janë në faqen e internetit të IEQ https://www.cei.int/kep.