Më 21 mars, në Shkup u mbajt "Italian Design Day" - për herë të parë si një ndër qytetet prioritare të evenimentit. Evenimenti, në të cilën morën pjesë mbi 100 pjesëtarë, duke përfshirë kryetarët e komunave, administratorët publikë, akademikë, profesionistë dhe specialistë të sektorit, studentë, gazetarë të specializuar dhe shumë pjesëmarrës tjerë, u konceptua dhe u organizua në bashkëpunim me Zyrën ICE në dy nivele: niveli i parë kulturor, me veçori akademike dhe informative, i përqendruar në figurën e "Ambasador i Dizajnit Italian" i cili pati ndërhyrje këtu; niveli i dyti me qëllime më promocionale, falë përfshirjes së disa kompanive të rëndësishme italiane që veprojnë në projektimin dhe ndërtimin e ndërhyrjeve arkitekturore dhe urbanistike të lidhura me konceptin e "smart city". Ideja e një evenimenti me vlerë të dyfishtë vjen duke marrë parasysh momentin e veçantë që qyteti i Shkupit po përjeton sot, në qendër të një debati të rëndësishëm mbi strategjitë e reja të zhvillimit të qytetit me të cilët dëshirohet t'u kushtohet më shumë vëmendje cilësisë së jetës së qytetarëve, efikasitetit të shërbimeve, si dhe për nevojën që të prezantohen zgjidhje inovative urbane, zgjidhje organizative dhe teknologjike që mund të ndikojnë pozitivisht në zhvillimin socio-ekonomik dhe mirëqenien.
Mbrëmja filloi me përshëndetjen e Dekanit të Fakultetit të Arkitekturës të Universitetit "Shën Kirili dhe Metodi" në Shkup, Prof. Ognen Marina, i cili theksoi rëndësinë e pranisë në Shkup të profesionistëve të kualifikuar italian në fushën e planifikimit urban dhe arkitekturës, për të forcuar marrëdhëniet e bashkëpunimit me institucionet më të rëndësishme italiane - ai përmendi, ndër të tjera, marrëdhëniet tashmë të filluara me Universitetin “Politecnico di Torino” dhe me atë në Milano në një fazë historike në të cilën Kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut mbi të gjitha, ka nevojë për cilësi, risi dhe hapje ndaj jashtë.
Ambasadori theksoi rëndësinë e iniciativës të MPJBN, e cila në të njëjtën kohë përfshin një pjesë të madhe të rrjetit diplomatik konsullor italian dhe e riafirmon kontributin e madh që dizajni italian e ka ofruar dhe ende e ofron për cilësinë e jetës së njerëzve mbarë botën. Pikërisht në këtë drejtim, Ambasada italiane pati dëshirë të organizojë një eveniment që merret me çështjet qendrore në lidhje me cilësinë e jetës në zonën urbane të Shkupit, duke bashkuar aspektet e promovimit teknik, operativ dhe tregtarë me reflektimin kulturor, duke përfshirë gjithashtu kompanitë italiane dhe botën e prodhimit vendës.
Fjalimi i fundit në hapjen ishte nga Kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov, i cili u përqendrua kryesisht në projektet që administrata ka në plan që të ofrojë shërbime të reja për qytetarët, lehtësisht të arritshëm dhe të bazuar në ndërveprimin të drejtpërdrejtë me përdoruesin, falë futjes së teknologjive të reja. Ideja është edhe në Shkup të futen elemente të menaxhimit "smart" , siç është digjitalizimi i sistemit të parkimit publik, ndriçimi "inteligjent" (i cili lejon kursimin e energjisë duke përshtatur nevojën aktuale për dritë në çdo rrethanë) rregullimi adaptiv i semaforëve dhe ndërhyrje të tjera të ngjashme. Sipas Kryetarit, faza e studimit të këtyre ndërhyrjeve do të përfundojë së shpejti dhe tenderët për hartimin dhe zbatimin e ndërhyrjeve të para të strategjisë "Skopje smart city" duhet të botohen deri në fund të vitit.
Qasja praktike dhe "empatike" me qytetin vazhdoi edhe në sesionin e parë të evenimentit, atë me karakter më “akademik”, në të cilën Prof. Gabriele Paskui, Profesor i Rregullt në Planifikim Urban dhe Drejtor i Departamentit të Arkitekturës dhe Planifikimit Urban i Universitetit “Politecnico di Milano” dhe i emëruar "Ambasador i Dizajnit Italian" këtu në Shkup, i ilustroi tendencat më të fundit në planifikimin urban dhe zhvillimin teknologjik të lidhur me të, duke zbavitur publikun me një prezantim të gjallë dhe tërheqës, të balancuar mirë me veti të mprehtë dhe në të njëjtën kohë informative. Temat e urbanizimit në rritje të popullsisë botërore, të marrëdhënieve midis indeve urbane dhe pjesëve tjera të territorit dhe, së fundmi, temat e qëndrueshmërisë së urbanizmit të shekullit 21 (një dukuri në të cilën Evropa është në margjinat e procesit aktual botëror) ishin në fokusin e ndërhyrjes së Prof. Paskui, i cili ilustroi se sa sfidat kryesore për zhvillimin njerëzor në dekadat e ardhshme luhen në hapësirën e qyteteve dhe për këtë arsye duhet të gjenden zgjidhje po në këtë hapësirë. Zgjidhje që duhet të bazohen në një kriter të ri të planifikimit, i cili nuk bazohet më në pritshmërinë e parashikimit të të ardhmes dhe/ose adresimit të saj, por në nevojën për të pranuar zgjidhje afatgjata të epshme, të cilat mund të përshtaten në mënyrë efektive dhe të dobishme në të ardhmen e paparashikueshme. Temat që u përmendën, në një lojë dialektike interesante, në ndërhyrjen e Prof. Marina, i cili me gatishmëri e pranoi rolin e diskutuesit në argumentet e paraqitura nga Prof. Paskui, duke e përqendruar fjalimin e tij mbi mundësitë konkrete që Shkupi, pasi që në vitet 2014-2015 ishte midis "qyteteve më pak inovative në botë", mund të bëhet një "qytet i zgjuar – smart city" në vitet e ardhshme.
Në pjesën e dytë të mbrëmjes protagonistë ishin tre kompani italiane, të lidhura me kompaninë udhëheqëse "Systematica" të Milanos, me një fjalim kushtuar temës "Planifikimi i mobilitetit urban: qëndrueshmëria e qasjes", gjatë të cilit publikut u prezantuan, me një lojë të aftë të referencave, shembuj të punimeve të bëra nga kompania italiane (Paris, Bejrut dhe Moskë, vetëm për të përmendur disa qytete ku kompania tashmë vepron) dhe shembuj të mundshëm në realitetin e Shkupit , duke ngjallur një interes të fortë midis të pranishmëve.
Një metodë e cila u paraqit përsëri edhe nga kompanitë "Land" dhe "Politecnica", të kushtuar "Infrastrukturave të gjelbër dhe shoqëror: projektimi i peizazhit dhe hapësirave publike" dhe "Masterplani dhe projektimi i spitaleve" prioritet absolut për përmirësimin e cilësisë së jetës në Shkup dhe, si rezultat, që ishte në gjendje të kap interesin jo vetëm të specialistëve por edhe të të gjithë qytetarëve të pranishëm në evenimentin.
Falë aftësisë për të "biseduar me qytetin" dhe me qytetarët e Shkupit, ngjarja pati një sukses të pamohueshëm dhe ishte në gjendje të mbante publikun për më shumë se tre orë, në mjedisin e shkëlqyer të "Çifte Hamam-it", një nga banjot turke historike të Çarshisë së Vjetër në Shkup, që datojnë nga shekulli i 15-të dhe tani seli për ekspozita të përkohshme për Galerinë Kombëtare të Artit Modern. Një instalim grafik tërheqës, me dekorime të ndritshme në ngjyrat e flamurit, dhe komoditeti i ofruar - për folësit dhe dëgjuesit - falë përkthimit simultan, kontribuan në suksesin e mbrëmjes, të kurorëzuar nga një koktej përfundimtar i mirëpritur. Ndikimi i evenimentit në mediat dëshmon për jehonën e fituar, jo vetëm në botimet të specializuara, por edhe në mediat e përgjithshme dhe në rrjetet sociale.
Masa e efektivitetit të iniciativës janë gjithashtu edhe zhvillimet e mundshme që ajo premton, duke filluar me intensifikimin e bashkëpunimit ndëruniversitar ndërmjet "Shën Kirilit dhe Metodit" dhe “Politecnico” të Milanos, i vërtetuar nga dëshira e Prof. Paskui dhe të Prof. Marina, për të vazhduar me mundësitë e biznesit që mund të hapen për kompanitë italiane, të cilat, përveç në eveniment, u shoqëruan nga ICE edhe në takime B2B ditën para dhe ditën tjetër pas ngjarjes. Ambasada gjithashtu organizoi dy intervista me Prof. Paskui dhe me kompanitë italiane që morën pjesë në një nga gazetat kryesore lokale dhe në një mujore të specializuar.
Përfundimisht, bëhet fjalë për një iniciativë shumë-dimensionale, me qëllim të fortë të promovimit të integruar, e cila iniciativë u tregua jo vetëm me strukturë të mirë dhe mirë e organizuar, por edhe për "empatinë" e saj dhe fatmirësisht me qëllim për nevojat aktuale dhe konkrete të qytetit të Shkupit, për nevojat që qytetarët e sotëm shprehin. Sepse, siç ka thënë Kalvino – i përmendur jo rastësisht nga Prof. Marina - në librin "Qytetet e padukshme": "në një qytet ti nuk i vlerëson 7 apo 77 mrekullitë, por kapacitetin që qyteti e ka për tu përgjigjur nevojës sate".