Më 3 dhjetor, në Shkup u mbajt Forumi i ri i biznesit italo-maqedonas në fushat e infrastrukturës, energjisë dhe mjedisit, organizuar nga ICE-Romë dhe Zyra ICE në Shkup në bashkëpunim me Ambasadën dhe në partneritet me shoqatat kombëtare sipërmarrëse ANCE, OICE, ANIE. Fillimisht i menduar si një vazhdim i evenimentin në qershorin e kaluar, u shndërrua, gjatë organizimit, në një eveniment më i gjerë, me të cilin u sollën në Shkup kompani të reja krahasuar me ato që ishin të pranishme herën e kaluar, veçanërisht në sektorët e projektimit dhe inxhinierisë. Pjesëmarrës në forumin ishin 11 kompani italiane dhe 30 kompani maqedonase. Gjithashtu të pranishëm ishin përfaqësues të grupit SIMEST-SACE.
Me rëndësi të veçantë ishte fjalimi i hapjes i Zëvendëskryeministrit për çështje ekonomike i Qeverisë së Maqedonisë, Koço Angjushev. Ai në radhë të parë përsëri e theksoi rëndësinë e bashkëpunimit midis Italisë dhe Maqedonisë në nivel tregtar - Italia mban vendin e gjashtë ndër partnerët ndërkombëtarë të Maqedonisë - dhe atë të investimeve direkte, megjithëse me mundësi të shumta për përmirësim të mëtejshëm. Përveç kësaj, ai i njohi pikat kryesore të suksesit të kompanive italiane aktive në sektorët e infrastrukturës, energjisë dhe mjedisit, pozicionimi teknologjik me përsosmëri absolute, një projeksion shumë të fortë dhe përvojë ndërkombëtare dhe një cilësi ekzekutive të njohur. Zëvendëskryeministri - me një qasje të prerë operative të çmuar nga kompanitë - më pas analizoi sektorët individual, duke shqyrtuar projektet në të cilat do të hapen, në muajt e ardhshëm, mundësitë më interesante për kompanitë italiane, siç janë rrugët dhe autostradat dhe linjat hekurudhore të Korridoreve 8 dhe 10, zhvillimi i tubacioneve të gazit për ti zgjeruar burimet e furnizimit që për momentin realizohet nëpërmjet një lidhje e vetme me gazin rus nga Bullgaria (në veçanti ai përmendi projektin e ndërtimit për interkoneksionin me Greqinë), investimet në sektorin e energjisë së ripërtëritshme (impiantet fotovoltaike dhe hidroelektrike, fermat eolike). Procedurat do të jenë - theksoi Angjushev – maksimalisht transparente dhe të hapur.
Në fjalimin e tij, Ambasadori Romeo e përsëriti interesin e kompanive italiane për një treg strategjik, edhe pse me përmasa të vogla, si Maqedonia, në një kontekst rajonal në të cilin Italia është një aktor i rëndësishëm ekonomik. Mbështetja italiane për aspiratat euroatlantike të Maqedonisë gjithashtu manifestohet me mbështetjen institucionale për sektorin privat dhe zhvillimin e marrëdhënieve tregtare dhe investimeve. Një zhvillim që vitin e kaluar ka treguar shenja premtuese për përfshirje më të madhe të kompanive italiane, si në pjesëmarrjen në garat publike të shpallura në Maqedoni, sidomos në kontekstin e fondeve evropiane, ashtu edhe në marrëdhëniet B2B dhe B2G. Përfaqësuesit e ANCE dhe ANIE, Federiko Moreti dhe Marko Raguza, e përsëritën mbështetjen e plotë të shoqatave të tyre për kompanitë individuale dhe iniciativave më të gjera për një prani më të madhe në tregun e Maqedonisë në fushat e tyre të ekspertizës. Dr. Allberto Kastronovo (Simest), vurri në dispozicion për kompanitë mjete të ndryshme që Grupi Cassa Depositi e Prestiti mund ti ofrojë për të promovuar ndërkombëtarizimin e biznesit: një ndërhyrje e çmuar, madje edhe nga ana maqedonase, për shkak se mund ti paraqet disa mundësi vendimtare funksionale për një treg me karakteristikat e atij maqedonas, si dhe fuqia e një grupit financiar jo të njohur plotësisht nga kompanitë dhe institucionet vendore.
Pas seancës hyrëse, në vijim ishin fjalimet e përfaqësuesve të administratave përkatëse maqedonase, të cilët i paraqitën prioritetet projektuese kryesore për vitet e ardhshme në dy panele tematike. Në panelin e parë, i përqëndruar në energjinë dhe mjedisinë, ishin kontributet e Kaja Shukova dhe Ana Karanfilovska nga Ministria e mjedisit jetësor, që veprojnë përkatësisht në fushën e investimeve dhe menaxhimin e mbeturinave. Në fushën e menaxhimit të mbeturinave është planifikuar një plan kombëtar dhe tetë plane rajonale për menaxhimin e mbeturinave, të bashkëfinancuara me fonde IPA. Sa i përket energjisë, përfaqësuesi i Ministrisë të ekonomisë Faredin Ademi theksoi në mënyrë të veçantë nevojën për të harmonizuar standardet e industrisë me Direktivat e Bashkimit Evropian për liberalizimin e tregut dhe zhvillimin e energjive të ripërtëritshme (të cilat kanë gjithsesi tashmë një rol të rëndësishëm në energjinë në Maqedoni). Në panelin e dytë, i dedikuar transportit dhe infrastrukturave urbane, Ljuba Siljanovska (Ministria e Transportit) i kujtoi përpjekjet e përqendruara mbi dy Korridoret Trans-Europiane 8 dhe 10, dhe degët e tij, me përpjekje të mëdha financiare nga IPA fondet , bashkëfinancimit shtetëror dhe huatë nga IFI-të (EBRD në linje të parë). Duhet përmendur ndërhyrjen e Toni Masevski, këshilltar në qytetin e Shkupit për zhvillimin urban, i cili i prezantoi projektet të qarkullimit rrugor dhe riorganizimit urban që pritet të realizohen në kryeqytetin maqedonas. Një vizion ambicioz, të paktën në dokumentet, i cili përfshin ndërtimin e lidhjeve të mëdha infrastrukturore të rinj dhe ndërhyrjeve të llojeve të ndryshme, madje edhe në plan organizativ për përmirësimin e rrugëve në qytetin e Shkupit.
Pasdite u mbajtën takimet B2B, vendimtare jo vetëm për lidhjet mes kompanive italiane dhe partnerëve potencial lokal, por edhe për rrjetëzimin midis sipërmarrësve italianë, të cilët në fakt u pajtuan për disa strategji të mundshme të koordinimit, si në zinxhirin e furnizimit, ashtu edhe në zinxhirin horizontal, për t'u paraqitur me forcë më të madhe në tregun maqedonas. Një atmosferë pozitive bashkëpunimi që vazhdoi edhe në pritjen e ofruar nga Ambasadori në Rezidencën e tij, ku morën pjesë edhe subjekte të tjera institucionale dhe sipërmarrëse, duke kurorëzuar një moment të ri të ndërtimit të një strategjie më të fokusuar dhe të integruar të penetrimit të kompanive italiane në Maqedoni në fushën e infrastrukturës, energjisë, mjedisit dhe lidhjes, me një rëndësi vendimtare për zhvillimin e shtetit (edhe në funksion të fillimit të negociatave të pranimit në BE) dhe ndërlidhjet e tij me rajonin e Ballkanit Perëndimor.