Një "program" i pasur i ngjarjeve, nga 19 deri në 25 nëntor, e shënoi edicionin e tretë të Javës së kuzhinës italiane në Maqedoni, këtë vit me një karakter të dukshëm promovues, kulturor dhe arsimor. Përshtypje të shkëlqyeshme nga publiku dhe në veçanti nga operatorët e specializuar dhe mediat, të cilat këtë vit siguruan një shikueshmëri të lartë për ngjarjet e ndryshme të Javës, veçanërisht në televizion dhe në rrjetet sociale. Transmetuesi kombëtar privat "Alfa TV" me gazetaren e njohur Andrijana Alaçki ka ndjekur të gjitha evenimentet e programit. Edhe pjesëmarrja në programin popullor të mëngjesit në "TV Telma", tani një "media-partner" i sigurt i nismave të Ambasadës, ka ndihmuar përcjelljen e Javës së kuzhinës publikut, lidhur me temën e "dietës mesdhetare" (shëndeti, shija, qëndrueshmëria). Bashkëpunimi intenziv i Zyrës ICE në Shkup dhe përfshirja e Institutit Dante Aligieri ishin ndër elementët e suksesit të iniciativave të ndryshme, gjatë së cilave koordinimi mes komponentëve të ndryshme të "sistemit italian" në Maqedoni ka siguruar cilësi, kreativitet dhe pjesëmarrjen e publikut dhe subjekteve të ndryshme. Marrëdhënia me partnerët lokal të biznesit ishte gjithashtu vendimtare, veçanërisht për nismat me përmbajtje më të madhe promovuese. Dhe së fundmi, por jo me rëndësi më të vogël, duhet përmendur kontributi i Kuzhinierit italian Armando Kodispoti, i cili i shtoi një "përbërje" të veçantë Javës së kuzhinës me praninë e tij në Shkup, duke qenë protagonist i ngjarjeve më të çmuara dhe duke treguar ekuilibrin e jashtëzakonshëm ndërmjet elegancës, përsosjes, thjeshtësisë dhe shijes që kuzhina italiane mund të arrijë, në sajë të fuqisë së përbërësve të saj tipike dhe teknikave të saja themelore.
Hapja e Javës ishte të hënën, më 19 nëntor me një mbrëmje të kushtuar përsosmërisë së padiskutueshme italiane, pijes Prosecco Superiore Conegliano-Valdobbiadene DOCG, të prezantuar publikut të gjerë dhe të kualifikuar në evenimentin "Flluska – Prosecco Night", gjatë së cilit pija e çmuar Prosecco "Prima Cuve'e" e ofruar nga kompania "Bellenda" nga Vittorio Veneto - e cila ka marrë pjesë në shtator në ngjarjen promovuese të Zyrës ICE "Food & Wine" dhe është duke u përpjekur për të hyrë në tregun maqedonas - dhe u shijua nga përafërsisht 200 mysafirë (në mesin e tyre importues, distributor, restorante, enologë, përfaqësues të rrjeteve të mëdha të shpërndarjes, gazetarë të specializuar). Evenimenti u hap me prezantimin e kompanisë nga menaxheri për tregjet e huaja Xhesika Kampo Dellorto, dhe të territorit të jashtëzakonshëm Kodrat Konelano dhe Valdobiadene, kandidat për të hyrë në listën e Tashëgimisë së "UNESCO-s, prezantim edhe nëpërmjet disa video të shfaqur nga "Organizata për mbrojtjen e Verës Prosecco Conegliano Valdobbiadene". Cilësia e pijes italiane prosecco u prezantua nga enologu më i suksesshëm i Maqedonisë, Z.nja Ivana Simjanovska, ndërsa Ambasadori Romeo kujtoi qëllimin e përgjithshëm të Javës së kuzhinës italiane, dimensionet të jashtëzakonshme të ngjarjes e cila mbahet njëkohësisht në mbarë botën dhe shfletoi iniciativat që do të zhvilloheshin në ditët në vijim në Maqedoni. Mbrëmja u mbajt në restorantin e njohur "Portofino" dhe si sfond ishte muzika tradicionale pop italiane e luajtur nga një duo i muzikantëve të rinj lokal.
Dita e martë, 20 nëntor, ishte e kushtuar mësimit dhe kulturës, duke filluar me aktivitetet rekreative dhe mësimore në disa shkolla fillore të Shkupit dhe Strugës - ku mësohet gjuha italiane falë fondeve të Ministrisë së punëve të jashtë dhe bashkëpunimit ndërkombëtar - në bashkëpunim me profesorët të gjuhës italiane dhe të Institutit Dante Aligieri. Siç kuptohet nga titulli i iniciativës, "Të ushqyerit mirë është lojë fëmije!", nxënësit e klasave italianë u angazhuan në aktivitete teorike dhe praktike, jo vetëm me përmbajtje gjuhësore, lidhur me rëndësinë e të ushqyerit të shëndetshëm, me baraspeshë dhe shije, sipas parimeve të dietës mesdhetare. Pjesëmarrësit e rinj (rreth 150 nxënës në 9 shkolla) morrën si dhuratë një bluzë me logon "Vivere all'Italiana". Ambasadori morri pjesë, së bashku me Lektorin Prof. Marko Pesheteli, në aktivitetet që u mbajtën në shkollën "Koço Racin" në Shkup, të cilat u filmuan edhe u transmetuan nga "Alfa TV". Të martën mbrëmje ishte e dedikuar kinematografisë, me shfaqjen e filmit "Festat inteligjente", episodi i tretë i filmit "Ku po shkon në pushime?", film i famshëm të Allberto Sordit, të vitit 1978. Një komedi interesante, me titra në gjuhën maqedonase, e mundësoi futjen e temës për rëndësinë e ushqimit në kulturën popullore italiane, më tej e zhvilluar në ndërhyrjen e prezantimit të Prof. Pesheteli dhe debatit pas shfaqjes, të udhëhequr kryesisht nga studentët e Universitetit të Shkupit. Filmi, i hapur për publikun, u organizua me bashkëpunimin e "Qendrës së Informimit të BE-së" në zyret e Delegacionit të BE-së. Mbrëmja u mbyll me pije freskuese, verëra italiane dhe pica.
Duke filluar nga e mërkura 20 nëntor, kuzhinieri Armando Kodispoti i mori “frerët” e Javës së kuzhinës italiane, me një seri iniciativash "në furrë", të kushtuar specialistëve të sektorit, por edhe publikut të të dashamirësve të ushqimit italian. Në restorantin e hotelit "Marriott", hoteli më i rëndësishëm dhe më i njohur në Shkup, u zhvillua një show gatimi "Duart në brumë", gjatë së cilës Kodispoti realizoi, për kuzhinierët dhe publikun disa shembuj të pjatave italiane, të bazuar në makarona të freskëta dhe njoki të përgatitur në atë moment. Ditën tjetër, Kuzhinieri e mësoi stafin e Marriott-it për përgatitjen e një menu italiane, e cila më pas u propozua klientëve të restorantit të hotelit për tërë javën e ardhshme. Ditën e ardhshme, gjithnjë në temën e aktiviteteve të mësimit dhe promovimit, Armando Kodispoti mbajti një master klasë për përgatitjen e makaronave dhe rizotave, para më shumë se 60 kuzhinierë profesionistë nga gjithë Maqedonia dhe studentë nga Shkollës për kuzhinierë në Shkup "Lazar Tanev", me një sukses dhe admirim të jashtëzakonshëm, me kërkesë për të përsëritur ngjarje të ngjashme në të ardhmen, për përmirësimin e kuzhinierëve lokalë dhe për tejkalimin e shumë gabimeve gjatë përgatitjes që normalisht bëhen për shkak të përhapjes së një kuzhine "italiane" e stereotipizuar dhe shpesh e shtrembëruar. Iniciativa, e mbajtur në klasat e Shkollës për kuzhinierë, u organizua në bashkëpunim me Shoqatën Kombëtare të Kuzhinierëve të Maqedonisë "GASTROMAK".
Të njëjtën ditë, në restorantin "Daily" në Shkup (restorant që ofron disa specialitete tradicionale italiane,, të gatuara shijshëm, ndër më të mirët në qytetin) u prezantua libri "Mediteranska dieta - Dieta mesdhetare", një koleksion i reçetave i zgjedhur nga ALMA - Shkolla Ndërkombëtare e Kuzhinës Italiane, i përkthyer në maqedonisht (libri është dygjuhësh) dhe bashkë me një vëllim plot ilustrime. Një udhëtim nëpër shijet dhe virtytet e dietës mesdhetare nga pjata e parë deri në ëmbëlsirën, të prezantuar nga dr. Aleksandar Mitov, nutricionist maqedonas, i cili gjithashtu e shkroi parathënien e librit.
Të premten, 23 nëntor, në mëngjes kuzhinieri Kodispoti, së bashku me Ambasadorin, ishin mysafir në emisionin popullor të mëngjesit të TV Telma “Utrinska na Telma” për të folur në temë “Të hahet mirë, në mënyrë të shëndetshme, në mënyrë mesdhetare”. Në mbrëmje përfundimi i Javës së kuzhinës ishte me darkën "Shijet e Italisë", të përgatitur nga Kodispoti në restorantin "Mulino", për mysafir të cilët rezervuan dhe paguan për evenimentin, dhe i mbushën vendet e lira për kohë të shkurtër. Nga ana e Ambasadës, në darkë ishin të ftuar edhe disa nga përfaqësuesit kryesorë të institucioneve, politikës dhe të biznesit në Maqedoni, me sukses me të madh sesa pritej, veçanërisht në nivel politik: në mesin e mysafirëve, Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike Angjushev, për çështje evropiane, Bujar Osmani dhe Zëvendëskryeministri dhe Ministër të Mbrojtjes Sheqerinska, Kryetari i Komisionit për Politikë të Jashtme të Parlamentit, Antonio Miloshovski, dhe kryetari i opozitës, kryetar i VMRO-se, Mickoski, Zëvendësministri i Punëve të Jashtme Zhernovski dhe Kryetari i grupit parlamentar të miqësisë midis Maqedonisë dhe Italisë, Kitev. Praninë e përfaqësuesve të Qeverisë dhe opozitës e vërejtën edhe mediat maqedonase, duke e përmendur në titujt e gazetave në artikujt për Javën e kuzhinës italiane, duke theksuar aftësinë e Ambasadës për të krijuar momente pushimi dhe dialogu ndër udhëheqësit e politikës të polarizuar maqedonase. Mysafir të Ambasadës gjithashtu ishin edhe disa nga sipërmarrësit më të mëdhenj maqedonas.
Së fundmi, gjatë gjithë javës u zhvillua një promovim i veçantë i produkteve italiane enogastronomike në dhjetë supermarkete "TINEX", një nga zinxhirët më të mëdhenj të shitjes me pakicë në vend, të organizuar nga Zyrja ICE dhe rezultat i një bashkëpunimi të suksesshëm që këtë vit organizohet për herë të tretë.