Të hënën, më 7 maj, në Odën ekonomike të Maqedonisë u mbajt takimi "Invest in Macedonia" me qëllim prezantimin e masave të reja të Qeverisë për mbështetjen e kompanive vendase dhe të huaja si dhe investimeve produktive të investitoreve italian në Maqedoni. Takimi u organizua nga Ambasada në bashkëpunim me Zyrën ICE dhe "Confindustria Macedonia", falë edhe bashkëpunimit të Odës Ekonomike të Maqedonisë. Të pranishëm në takim ishin Ministri (pa portofol) përgjegjës për investimet e huaja, Z.nja Zorica Apostollska dhe shefi i Drejtorisë për Zonat e Lira industriale, Aleksandar Mlladenovski. Sipërmarrësit italianë të pranishëm në Maqedoni kanë pasur mundësinë të njohin drejtpërdrejt nga Ministri përgjegjës cilat janë stimujt e rinj që Qeveria i vë në dispozicion për të mbështetur investimet në mallra dhe pronë kapitale, për të stimuluar eksportet, për blerjen e materialeve dhe mallrave të ndërmjetme nga furnizuesit maqedonas, për të stimuluar krijimin e vendeve të reja të punës dhe rritjen e pagave, veçanërisht për personelin e kualifikuar.
Masat stimuluese të parashikuara për kompanitë që punojnë në "tetë zonat e lira industriale" të Shtetit mbeten të pandryshuara (dy nga të cilat në Shkup, ku disa kompani italiane tashmë punojnë): përjashtimi i TVSH, i akcizave dhe taksave doganore për import i makinave së prodhimit; krijimin e zyrave të posaçme për mbështetjen e kompanive të përfshira; lehtësimi i çmimit të qirasë së tokës (1000 euro në vit për hektar). Sipas legjislacionit të ri, për të fituar subvencione, kompanitë duhet të plotësojnë tre kushte: 1) që aktiviteti i kompanisë të jetë në sektorin primar ose në prodhim (përjashtohen aktivitetet e shërbimeve); 2) që të ardhurat të vitit të kaluar të jenë më të larta se të ardhurat mesatare për tre vitet e fundit; 3) që numri i të punësuarve të jetë më i madh ose i barabartë me mesataren e tre viteve të mëparshme. Nuk janë të përfshirë kompanitë publike, kompanitë që i nënshtrohen licencimit, kompanitë me aktivitete të rregulluara, kompanitë e lidhura me industrinë e luftës, kompanitë që kanë koncesione, kompanitë që prodhojnë mallra që i nënshtrohen akcizës.
Takimi përfundoi me pyetjet dhe ndërhyrjet e investitorëve italianë, të cilët iu drejtuan Ministrit dhe Drejtorit të Zonave të Lirë për më shumë detaje mbi masat e marra, për të diskutuar çështje të përgjithshme, siç janë për shembull, procedurat e gjata dhe të komplikuara burokratike, ose vështirësia për të gjetur punëtor të kualifikuar dhe furnizues lokal të përshtatshëm. Në përgjithësi, ishte një eveniment që kishte një mbulim të mirë mediatik, i konsideruar jashtëzakonisht pozitiv nga të dyja palët: jo vetëm nga kompanitë pjesëmarrëse, të cilat mund të merrnin informata të drejtëpërdrejta nga përfaqësuesit qeveritarë por edhe nga përfaqësuesit institucional maqedonas, të cilët patën mundësinë të takohen me investitorët italianë që prodhojnë të ardhura dhe punësim në vend.
https://www.facebook.com/ItalyinMKD/photos/pcb.1538697932919151/1538695919586019/?type=3&theater