Questo sito usa cookie per fornirti un'esperienza migliore. Proseguendo la navigazione accetti l'utilizzo dei cookie da parte nostra OK

JAVA XXII e Kinemasë Italiane - "Heronjtë dhe antiheronjtë në kinemanë italiane"

Data:

12/05/2022


JAVA XXII e Kinemasë Italiane -

Nga 16 deri më 23 maj 2022 – në hapat e suksesit të edicioneve të mëparshme - në Shkup në "Kinotekën e Republikës së Maqedonisë
së Veriut" do të mbahet Java XXII e Kinemasë Italiane, një përmbledhje të filmave italianë, kushtuar këtë vit heronjve dhe antiheronjve në kinemanë italiane. Evenimenti i organizuar nga Ambasada e Italisë do të hapet më 16 maj në orën 20.00 me shfaqjen e filmit “E quajtën Jeeg Robot”, një thriller-fantazi origjinal me regji të Gabriele Mainetti (2015). Protagonist është Claudio Santamaria, i cili me këtë film fitoi çmimin prestigjioz David di Donatello për aktor më të mirë kryesor, duke interpretuar rolin e një krimineli
të vogël nga periferia që u transformua në një hero pozitiv dhe të pamposhtur. Për këtë rast, të gjithë filmat janë përkthyer dhe
titruar në gjuhën maqedonase.

Java do të vazhdojë me shfaqjen e një sërë filmash të fundit, me aktorë të njohur ndërkombëtarë si Stefano Accorsi dhe Matilda De
Angelis, protagonistë të "Veloce come il vento" (2016), të frymëzuar nga historia e vërtetë e shoferit të garave rally Carlo Capone. "Italians" film komik (2009) i interpretuar nga Carlo Verdone, Riccardo Scamarcio dhe Sergio Castellitto. "Tutto il mio folle amore" (2019) - një udhëtim emocionues nëpër Ballkanit - me Diego Abatantuono, Valeria Golino dhe Claudio Santamaria. Elio Germano, Isabella Ragonese, Raoul Bova, Luca Zingaretti dhe Stefania Montorsi janë protagonistët e filmit dramatik dhe delikat "La nostra vita" (2010). Së fundi, dy filma që kanë hyrë në historinë e kinemasë italiane: "Mamma Roma", me regji të Pier Paolo Pasolini në vitin 1962, me aktoren të shkëlqyer Anna Magnani dhe në fund i paharrueshmi "Una vita difficile" (1961) me të madhështorin Alberto Sordi, i cili bashkë me Lea Massari interpreton figurën emblematike të një idealisti përmes paraqitjes së ndryshimeve që kanë pësuar Italia dhe italianët nga periudha e pasluftës deri në vitet e zhvillimit ekonomik.


582