Questo sito usa cookie per fornirti un'esperienza migliore. Proseguendo la navigazione accetti l'utilizzo dei cookie da parte nostra OK

Njoftim për shtyp Përkujtimi i 700 vjetorit të vdekjes së Dante-s

Data:

24/03/2021


Njoftim për shtyp Përkujtimi i 700 vjetorit të vdekjes së Dante-s

Këtë vit përkujtohet 700 vjetori i vdekjes së Dante Alighieri, poeti dhe letrari më i madh italian, i
konsideruar ati i gjuhës italiane. Autor i shumë veprave të rëndësishme në italisht dhe latinisht,
por mbi të gjitha autor i poemës epike Komedia hyjnore – La Divina Commedia, një nga veprat
letrare më të rëndësishme të të gjitha kohërave, në të cilën rrëfen udhëtimin e tij në jetën e
përtejme. Në poemën, e ndarë në tre pjesë - Ferri, Purgatori dhe Parajsa -, paraqiten konceptet
fetare dhe filozofike të kohës dhe protagonistë të shumtë të Italisë së asaj kohe, të cilat
sidoqoftë janë shndërruar në arketipe universale, aq sa të jenë aktuale edhe tani. Është falë
Dantes dhe kësaj vepre, të shkruar në italisht, që gjuha jonë është vendosur si elementi kryesor
i identitetit të popullit italian, në atë kohë të ndarë politikisht, dhe ka arritur të marrë një rol
themelor në jetën kulturore të Evropës për shekujt e ardhshëm.
Për të kujtuar Danten, Ambasada Italiane në Shkup ka promovuar një sërë iniciativash, të cilat
do të fillojnë me 25 mars, ditën në të cilën festohet Dita e Dantes (Dantedì). Në veçanti, nesër
në orën 17.00 do të organizohet një ngjarje online e hapur për publikun (për të marrë pjesë,
shkruani në segreteria.skopje@esteri.it) gjatë së cilës do të paraqiten:
- një libër audio, i përgatitur me Institutin Dante Alighieri në Shkup dhe me Shoqatën Fluktus,
me përkthimin e plotë në maqedonisht të pjesës së parë të Komedisë hyjnore, Ferri. Libri audio
mund të konsultohet duke u regjistruar dhe lidhur në platformën Samoglas www.samoglas.mk
.
- një konkurs i organizuar me Institutin Dante Alighieri në Shkup i drejtuar studentëve
maqedonas për krijimin e një posteri artistik për kremtimin e 700 vjetorit të vdekjes së Dante
Alighieri. Informacionet mbi konkursin do të publikohen në italisht, maqedonisht dhe shqip në
faqen e internetit dhe në rrjetet sociale të Ambasadës dhe të Institutit Dante Alighieri në Shkup.
- Një ligjeratë nga regjisori Luca Cortina mbi suksesin botues të Komedisë hyjnore në Shekullin e
14-të.
- Do të vijojnë seminare dhe punëtori kushtuar veprave të Dantes, të organizuara nga
Universiteti i Shtipit.
Nisma të tjera të shumta do të organizohen gjithashtu gjatë vitit për të përkujtuar vdekjen e
Poetit të Madh. Në veçanti, gjatë Javës së gjuhës dhe kulturës italiane të planifikuar për në
tetor, Ambasada e Italisë në Shkup, në bashkëpunim me Institutin Dante Alighieri, Shoqatën e
Profesorëve të gjuhës italiane dhe Universitetin UKIM i Shkupit dhe Goce Delçev i Shtipit do të
promovojë seminare të shumta dhe aktivitete kushtuar Dantes në universitetet dhe shkollat
​​maqedonase, si dhe një shfaqje teatrale për Odiseun e Dantes dhe shfaqjen e filmit nga
Bertolini të vitit 1911 Ferri - L’Inferno, me shoqërim të pianos.


505