Questo sito usa cookie per fornirti un'esperienza migliore. Proseguendo la navigazione accetti l'utilizzo dei cookie da parte nostra OK

DITA E DIZAJNIT ITALIAN NË BOTË

Data:

02/11/2020


DITA E DIZAJNIT ITALIAN NË BOTË

Më 5 nëntor (11.15 - 12.30) me rastin e Ditës së Dizajnit Italian në Botë, nën patronazhin dhe mbështetjen e Ambasadës Italiane në Maqedoninë e Veriut dhe në bashkëpunim me Institutin “Dante Alighieri” të Shkupit, do të organizohet një Masterclass ligjëratë onlajn me dizajnerin dhe ilustruesin e mirënjohur italian prof. Sergio Olivotti me titull:

"Etika e krijimtarisë / krijimi i librave për fëmijë"

Ligjërata do të mbahet me prani fizike në Qendrën Arsimore M6 në Shkup (http://m6.edu.mk/) dhe në të njëjtën kohë do të transmetohet falas në internet në platformën Zoom në italisht, me përkthim në anglisht dhe maqedonisht.

Për të marrë pjesë onlajn ju lutemi regjistrohuni në linkun në vijim:

http://m6.edu.mk/registration-page/?event=2246

Qendra Arsimore M6 do të sigurojë fjalëkalimin për qasje onlajn.

#IDD2020

#ItalianDesignDay


476