Questo sito usa cookie per fornirti un'esperienza migliore. Proseguendo la navigazione accetti l'utilizzo dei cookie da parte nostra OK

FARE CINEMA” 2020 dhe DITA BOTËRORE E KINEMASË ITALIANE

Data:

12/06/2020


FARE CINEMA” 2020 dhe DITA BOTËRORE E KINEMASË ITALIANE

Me rastin e edicionit të tretë të iniciativës "FARE CINEMA", promovuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, nga 15 deri më 21 qershor do të vendosen në dispozicion në platformën RaiPlay (klikoni për link), në version streaming, një përmbledhje përmbajtjesh audiovizuale origjinale me titra në anglisht, frëngjisht dhe spanjisht, duke përfshirë:

- masterclass nga skenaristi, regjisori dhe gazetari Gianfranco Angelucci, kushtuar kinemasë së Federico Fellini-t;

- dy masterclass nga gazetari dhe kritiku i filmit Gianni Canova kushtuar, përkatësisht, Alberto Sordi-t dhe kinemasë bashkëkohore italiane;

- katërmbëdhjetë video-mësime mbi "profesionet e kinemasë" të realizuara në bashkëpunim me shoqatat kryesore të kategorisë;

- dy filma me metrazh të shkurtër të realizuar nga regjisorë të huaj dhe kushtuar figurës së Federico Fellini-t;

- vizitë virtuale e ekspozitës "Il Centenario. Fellini nel mondo" promovuar nga Drejtoria e Përgjithshme për promovimin e sistemit të Shetit (DGSP) të MAECI;

- "La voce di Fellini", video institucionale e “Fare Cinema 2020” krijuar nga Istituto Luce - Cinecittà.

Në pjesën më të madhe materialet janë të orientuara në përkujtimin e dy figurave të jashtëzakonshme të Kinemasë Italiane: Federico Fellini, çmim Oscar për karrierë (1993), dhe Alberto Sordi, çmim Leone d'Oro për karrierë (1995), duke kremtuar njëqindvjetorin e lindjes së tyre


438