Questo sito usa cookie per fornirti un'esperienza migliore. Proseguendo la navigazione accetti l'utilizzo dei cookie da parte nostra OK

VERA NË MËNYRË ITALIANE - Një turne e festivaleve italiane nëpërmjet argëtimit, kulturës dhe territorit italian

Data:

19/06/2020


VERA NË MËNYRË ITALIANE - Një turne e festivaleve italiane nëpërmjet argëtimit, kulturës dhe territorit italian

Nga 21 qershor, e diel, do të fillojë nisma kulturore e përqendruar në vokacionin e thellë të vendit për kulturën, argëtimin dhe bukurinë, e promovuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar me titull "Festival i Verës në mënyrë italiane": një vitrinë ndërkombëtare për festivale italianë me traditë dhe përsosmëri të madhe për të çmuar ndërmarrjet kulturore, artistët dhe muzikantët të skenës sonë dhe të territoreve të ndryshme të vendit.

"Estate all'italiana Festival" ofron një program prej mbi 20 shfaqjeve me profil të lartë artistik i cili do të jetë në dispozicion falas online - në streaming dhe on demand për 48 orë - duke u regjistruar në faqen e internetit www.italiafestival.it , falë bashkëpunimit të sapo finalizuar me ItaliaFestival, Shoqata që bashkon disa nga festivalet më të rëndësishme italiane, duke përfshirë Festivalin Ravenna, Festivalin Puccini, Festivalin Napoli Teatro, Festivalin Valle d'Itria, Festivalin e Santarcargelo, Festivalin Emilia Romagna, “Borgate dal vivo” në Piemonte, “Armonie d’arte” në Kalabria dhe Festivalin e Dy Botëve në Spoleto.

Programi i "Festival i Verës në mënyrë italiane" do të fillojë me 21 Qershor në orën 21.30, me koncertin e Festivalit Ravenna i cili do të shfaqë Orkestrën Rinore Luigi Cherubini dhe sopranon Rosa Feola, realizuar nga Maestro Riccardo Muti. Bëhet fjalë për një datë me një vlerë të madhe simbolike, me praninë e përfaqësuesve të rëndësishëm institucional, sepse, përveç që përkon me ditën e Festivalit të Muzikës, do të jetë koncerti i parë i madh në Itali që do të zhvillohet në prani të publikut, në respekt të të gjithë rregullave për parandalim të infeksionit, pas rihapjen e teatrove dhe kinemave italiane.

Ky spektakël do të jetë i disponueshëm në platformën www.ravennafestival.live : duke u regjistruar, të interesuarit do të marrin me email linkun e qasjes për koncertin.

Në faqen web të Ministrisë https://www.esteri.it/mae/it/politica_estera/promozione-integrata-del-sistema/estate-all-italiana.html  do të jenë në dispozicion të gjithë përditësimet e kalendarit në lidhje me datat e evenimenteve të planifikuara.

 


442