Questo sito usa cookie per fornirti un'esperienza migliore. Proseguendo la navigazione accetti l'utilizzo dei cookie da parte nostra OK

JAVA E FILMIT ITALIAN

Data:

26/07/2018


JAVA E FILMIT ITALIAN

Nga 17 deri më 23 maj u mbajt Festivali i XVIII-të i kinemasë italiane, i organizuar nga Ambasada dhe nga këtë vit me emër të ri "Java e kinemasë italiane" në përputhje me iniciativën e Ministrisë së Punëve të Jashtme "Fare Cinema - I Mestieri del Cinema - I Settimana del Cinema italiano nel mondo".

Para evenimentin zyrtar, ngjarjet u promovuan me reklama të shpërndara në rrugët më të vizituara të qytetit, bashkë me paraqitjen e zakonshme në web faqen zyrtare të Ambasadës, në rrjetet sociale dhe në shtyp, duke e përdorur logon “Fare Cinema”. Një ditë para fillimit të Javës, Ambasadori Romeo mori pjesë në TV emisionin popullor "Utrinska na Telma" (programi i mëngjesit i kanalit Telma TV me shikues në të gjithë Maqedoninë) me një intervistë të drejtëpërdrejtë gjatë së cilës ai i paraqiti synimet e Javës së Kinemasë Italiane.

Java e filmit u hap më 17 maj me shfaqjen e filmit "Call me by your name", në regji të Luca Guadagnino në vitin 2017, fitues i çmimit Oskar për Skenar më të mirë të adaptuar (James Ivory), kandidat me tre nominime për film më të mirë, për aktor më të mirë (Timothée Chalamet) dhe këngë më të mirë ("Mystery of Love "). Ndryshe nga vitet e tjera, inaugurimi i evenimentit u bë në "Kinemanë Milenium", kinemaja më e madhe në Shkup, me pëlqim nga publiku dhe kritikët. Në fjalën e hapjes, Ambasadori kujtoi, ndër të tjera, se atë ditë festohet edhe "Dita Ndërkombëtare kundër homofobisë, transfobisë dhe bifobisë", duke theksuar karakterin universal dhe pandashmërinë e të drejtave të njeriut dhe të lirive themelore dhe luftën e MPJBN në angazhimin kundër të gjitha formave të intolerancës dhe diskriminimit, për shkak të orientimit seksual dhe identitetit gjinor, një nga prioritetet e politikës së jashtme italiane në promovimin e të drejtave të njeriut.

Pjesa tjetër e Javës u mbajt në Kinotekën e Maqedonisë – me vite partner i Ambasadës për Javën e kinemasë italiane – duke paraqitur një risi, domethënë strukturimi i iniciativës rreth një temë të caktuar: puna. Duke filluar nga mbijetesa e atyre që përpiqen ta arrijnë atë në realizimin e vetvetes, derë te ata që arrijnë ta interpretojnë si thelb i ekzistencës së tyre. Çështja është ende më e pranishme, madje edhe në Maqedoni, në një kohë kur ende i jetojmë pasojat e krizës së gjatë ekonomike dhe financiare, nga të cilat sidomos brezi i ri është viktimë e parë. Megjithatë, filmat e kanë treguar këtë temë kryesisht me ironi dhe humor (për shembull, "Generazione mille euro" nga Massimo Venier, "Sei mai stata sulla luna?" nga Paolo Genovese, por edhe "Primo incarico" di Giorgia Cecere) të bazuar në traditën e gjatë të komedisë italiane.

Të gjitha projektimet- të paraprira nga video promovuese "Fare Cinema" - kanë pasur një konsensus të gjerë publik, me një pjesëmarrje të lartë të publikut. Vërehej prania jo vetëm e akademikëve dhe studentëve të universitetit, por edhe e shumë entuziastëve të kinemasë dhe spektatorëve të zakonshëm. Përkthimi maqedonas i filmave u sigurua falë bashkëpunimit të studentëve të Departamentit të Studimeve italianë të Universitetit '' Sh. Kirili dhe Metodi "në Shkup.

Në këtë perspektivë, përpjekja për të sjellë gjuhën dhe kulturën italiane jashtë shtetit në industrinë e filmit edhe një herë e konfirmoi zgjerimin dhe suksesin e saj.

 

 

img 2846

img 2845img 2850img 2893img 2895 


274