Questo sito utilizza cookie tecnici, analytics e di terze parti.
Proseguendo nella navigazione accetti l'utilizzo dei cookie.

Preferenze cookies

Vizitë e Ministrit të Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, Luigi Di Maio (Shkup, 11 shkurt 2020)

Sukses i madh i vizitës në Shkup të Ministrit të Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, Luigi Di Maio, më shumë se pesë vjet pas vizitës së fundit të një Ministri të Jashtëm Italian dhe në një fazë vendimtare për perspektivat e integrimit evropian dhe atlantik të Maqedonisë së Veriut, në të cilën Italia po konfirmon mbështetjen e saj të fortë dhe besnike.

Takime të suksesshme me të gjitha përfaqësuesit e lartë të Shtetit (Presidenti i Republikës Stevo Pendarovski, Presidenti i Kuvendit Talat Xhaferi, Kryeministri Oliver Spasovski dhe Ministri i Jashtëm Nikolla Dimitrov) dhe me kryetarët e partive kryesore politike me të cilat u diskutuan perspektivat për zgjedhjet e ardhshme politike më 12 prill. Mirënjohje për mbështetjen e Italisë, e cila në këtë moment konsiderohet si një nga miqtë më të sinqertë dhe të besueshëm të Maqedonisë së Veriut.